Shpesh gjatë diskutimeve më është bërë pyetja po sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu në Krujë çfarë do të ishte Arbëria dhe vendi?
Përgjigja ime ishte dhe është kjo:
Sikur të mos kthehej Gjergj Kastrioti ,sigurisht që nuk do të kishte më asnjë element arbëror në trojet iliro-arbërore; sepse pas pushtimit barbar otoman vendin disa do të detyroheshin ta lëshonin duke marrë udhët e botës ,ndërsa vetëm një pjesë e kryevezirëve,pashallarëve e bashibozukuve, renegatëve do të mbetëshin të cilët si të otomanizuar(turqizuar).
Dhe i bindur poashtu se emri arbëror nuk do të figuronte në hartën e Europës dhe Botës, sepse pushtimi otoman ia hoqi atë emër posa e pushtoj duke turqizuar dhe ndarë në milete e vilajete vendin.
Kështu që nisur nga kjo, është fat sikur të zbriste nga qielli ,që Gjergj Kastrioti bashkë me 300 arbëror u kthye në atdhe për ta bërë Arbërinë të lirë e të pavarur dhe për ta vulosur përgjithmonë identitetin tonë arbëror europian në hartën e përjetshme etno-gjeografike europiane dhe botërore.