Ja pse tezat që O.J.Schmitt i trajtoi në një intervistë në medien e Kosovës nuk qëndrojnë shkencërisht.
Është e habitshme se ai si „historian“ merret si vulosës i fakteve të historisë së popullit tonë,kur dihet se është po ai i njëjti që mohoi vazhdimësin e gjuhës shqipe nga ilirët.
1. Arbërit ishin të krishterë disa i takonin ritit lindor e disa perëndimor(pra sipas kishave lindore(bizantine) dhe Perëndimore(latine),
2. Gjergj Kastrioti nuk e krijoj shtetin e Arbërit ,ai e ringriti dhe e bashkoi shtetin e Arbërit;Shteti i Arbërit ka ekzistuar edhe para Gjergj Kastriotit,
3. Në shtetin e Gjergj Kastriotit nuk u institucionalizua gjuha arbërore ajo ishte pjesë qumështore e arbërorëve si të atyre në vend ashtu edhe të atyre që shkolloheshin jashtë Arbërisë, thjeshtë ekzistonte gjuha arbërore sepse ishte vazhdimësi e gjuhës pellazgo-ilire.
4. Orientimi i Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm bota perëndimore europiane ,por edhe rikthimi i Arbërisë në pozitën e saj kardinale të kombeve europiane, si pjesë e civilizimit të përbashkët, më saktësisht Gjergj Kastrioti ishte pothuajse i vetmi(duke mos harruar edhe Huniadin) që e mbronte botën perëndimore, të tjerët ishin spektator.
5. Shqiptarët i takonin historikisht dy riteve të kishave: asaj lindore dhe perëndimore apo latine.
6. Bizanti ka të bëjë me ndarjen e dy perandorive asaj lindore(Bizantine -romake) dhe perëndimore(romake). Bizant vjenë nga mitologjia ,Byza-s ishte një hero mitologjik që kishte marrë pastaj edhe emrin qyteti Byzant ose më vonë Konstantinopoja sipas emërtimit nga Konstantini i Madh dardan.
Ne duhet ta shkruajm historinë e popullit tonë me fakte sipas dokumenteve arkivore e bibliotekare si dhe vetë gjurmëve arkeologjike dhe gjeo-etnografike.