Ushtria e Gjergj Kastriotit u bë model për ushtritë europiane të asaj kohe, shteti i Gjergjit të Madh ishte shtet model për monarkët e Europës.
Ndërsa sot,nuk mund të gjejë fjalët më të përshtatshme se ato që i thoshte një udhëpërshkues austriak:
“Arbëria e vjetër e Skënderbeut, Arbëria e vjetër me lavdinë e saj, me shkëlqimin e saj nuk është më.
Por,kur do të zgjohet nga gjumi,nga letargjia e saj kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë.
I cili do ta udhëheqë popullin e tij drejt ringjalljes, e të luftojë kundër tiranëve dhe t'i bëjë të mëdhenj e të lirë, si dikur?”[Gjon Keka]