Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Nowlle Roger bënë disa fotografi të rralla gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri mes gushtit dhe tetorit 1921.
Pittard ishte adhurues i Shqipërisë dhe i erdhi asaj në ndihmë në çaste mjaft të vështira - në konferencën e Paqes në Paris dhe më vonë, kur Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, më 17 dhjetor 1920.
Në atë kohë ai ishte zëdhënës i Lidhjes.
Pittard ndihmoi edhe për organizimin e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gruaja e tij Nowlle Roger ishte gazetare dhe shkrimtare dhe e shoqëronte të shoqin gjatë udhëtimeve të tij antropologjike nëpër Ballkan.
Fotografitë janë të Muzeut Etnografik të Gjenevës.