Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte një nga krijimet më të zgjedhura të Zotit dhe me të drejtë duhet quajtur i Madh dhe i Papërsëritshëm, sepse ai qeverisi Arbërinë me burime minimale, dhe zmbrapsi një rrezik të madh e të tmerrshëm që i kanosej jo vetëm Arbërisë, por mbarë Europës.
Gjergji ynë i Madh, siç thuhet, lindi me shenjë në formën e një lloj shpate në krahun e djathtë, një simbol i padyshimtë i virtytit luftarak të tij.
Prandaj edhe pleqtë arbëror sipas kronistëve dhe bashkëkohësve tregonin me krenari edhe shenjat e lavdishme që shoqëruan lindjen e tij.Kur Gjergj Kastrioti u kthye në Krujë ata thanë me vete: "A vendosi provania hyjnore, t'i përmbushë ato profeci?“
Me t'u kthyer në Krujë ai rikujtojë fjalët e mbretit Pirro duke thënë për arbërorët e tij: "Ju jeni krahët e mi."