Manifestime antisemitike

Historia

Manifestime antisemitike

Nga: Aurenc Bebja Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 09:25
Aleksandër Moisiu

“La Tribune Juive” ka botuar, të premten e 2 prillit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me disa manifestime antisimetike në Hamburg asokohe kundër Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Kohët e fundit kemi raportuar protestën e studentëve të Karlsruhes kundër emërimit të profesorit Mayer si profesor në Shkollën Politeknike.

Zyra e Korrespondencës hebraike në Londër mori gjithashtu lajmin nga Hamburgu se aktori i njohur berlinez Aleksandër Moisiu, i cili erdhi në këtë qytet për të lexuar disa vargje, u pengua nga manifestimet e shpeshta të karakterit antisemitik.

Në të gjitha rrugët e Këlnit janë ngjitur postera nga shoqatat pan-gjermaniste që kërkojnë që popullata të rebelohet kundër zgjedhës hebraike. Janë shpërndarë trakte të shumta me të njëjtën përmbajtje.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat