Lidhja Shqiptare e Prizrenit është epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare

Historia

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 12 qershor 2024 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Lidhja Shqiptare e Prizrenit prezantoi dhe paraqiti para botës moderne ekzistencën e kombit shqiptar dhe e shtroi për zgjidhje domosdoshmërisht problemin shqiptar në Ballkan.

Pra, kjo është ngjarja më e madhe kombëtare shqiptare që zgjoi ndjenjën e lartë kombëtare të shqiptarëve si dhe u imponoi shteteve më të fuqishme të Europës njohjen ndërkombëtare të problemit shqiptar që kërkonte zgjidhje dhe që coi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

A mundet vallë ndonjë historian, intelektual dhe akademik shqiptar që të mos jetë dakord për këtë këndvështrim të shprehur shkurtimisht por tërësisht i vërtetë dhe real, që Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja kulmore në historinë e shqiptarëve?

Pra problemi shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit, e që pas saj erdhen edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas edhe ajo e Kosovës, por që problemi shqiptar është problemi kryesor i pazgjidhur akoma në Ballkan.

Prandaj duhet përkujtuar me madhështi Lidhja Shqiptare e Prizrenit si përpjekja më e madhe kombëtare për shqiptarërt për të pasur shtetin e bashkuar etnik shqiptar gjë per të cilën u krijua dhe kjo Lidhje, dhe se akoma sot vazhdon misioni i saj historik për të arritur qëllimin e madh, realizimin dhe krijimin e Shtetkombit të Bashkuar shqiptar.

Se kush është historia jonë, se kush janë ngjarjet epokale kombëtare shqiptare dhe se cilët janë heronjt kombëtarë shqiptar e dinë më mirë se kushdo tjetër vetë shqiptarët. Ne nuk kemi pse t’u referohemi e te degjojme e t’i mësojmë këto nga te huajt, as nga Lindja dhe as nga Perendimi, pasi atyre nuk u intereson historia e vertete kombetare e shqiptarëve, por ajo e vetja. Ata deshirojne dhe na i paraqesin si të mëdhenj ata shqiptarë prej te cilëve, prej sakrificave te tyre dhe të shqiptarëve te kenë përfituar më së shumti ata.

Shqiptarët nuk kanë pse të “importojmë” dhe ta mësojmë historinë tonë ashtu si dëshirojnë të huajt.Historia shqiptare duhet te çlirohet nga mitet dhe legjendat, duhet të çlirohet, të pastrohet prej njollave dhe prej gënjeshtrave ideologjike, politike dhe prej manipulimeve në interes të pushteteve, pra duhet të rishkruhet.

Shqiptaret duke mos pasur në shekuj një qëndër apo vatër të veten të brëndshme kulturore, shpirtërore dhe as gjuhësore dhe fetare të shkruar kanë vështruar gjithnjë nga qëndrat e jashtme politike e fetare.

Për herë të parë në histori shqiptarët krijuan një qëndër të tyre kombëtare dhe administrative, politike dhe diplomatike, ushtarake dhe strategjike gjithshqiptare që është PRIZRENI, Kryeqëndra historiko-kombëtare e shqiptarëve.

Madje as herët, iliro-shqiptarët nuk krijuan as mbretëri, as perandori dhe as kulturë të mirëfilltë ashtu sikurse krijuan helenët, romakët, maqedonasit,turqit dhe perandoritë e mbretëritë sllave në mesjetë.

Ky realitet krijoi te shqiptarët një kompleks inferioriteti dhe besimi për t’u orientuar nga qendrat politike, fetare e kulturore të jashtme ku disa orientoheshin nga Athina, disa nga Stambolli, disa nga Viena e disa nga Roma (Dhe më vonë në komunizëm nga Beogradi, Moska e Pekini).

Nisur nga ky realitet i përshkruar shkurtimisht më lart , rezulton se periudha e artë dhe më e lavdishme e kombit shqiptar është “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, periudha 35 vjecare prej vitit 1878-1912.

1-Kjo sepse për herë të parë në këtë periudhë kohore shqiptarët lëvizën si komb i njehsuar panshqiptar; për herë të parë shqiptarët lëvizën dhe ringjallën idenë e bashkësisë politike kombëtare shqiptare dhe krijuan një bashkësi politiko-kombëtare gjithshqiptare të të gjitha trevave dhe të trojeve me popullsi shqiptare dhe pa dallim fetar me KRYEQENDËR kombëtare politike, administrative, ushtarake dhe diplomatike gjithshqiptare,PRIZRENIN.

2-Lidhja shqiptare e Prizrenit i dha shtysën dhe hovin Rilindjes Shqiptare, hapjen e shkollave dhe të arsimimit të shqiptarëve në gjuhën shqipe.

3-Për herë të parë në Europë prej “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” u shtrua problemi shqiptar i cili kërkonte zgjidhje.

4-Koha historike kur lindi dhe veproi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ishte periudha kur asnjeherë si më parë në histori nuk kërcënohej për asgjësim substanca kombetare shqiptare me shumë se në ato vite.

5-Asnjë ngjarje nuk e ka rëndësinë kombëtare dhe nuk mund të krahasohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dhe për këtë nuk e di se a janë ndërgjegjsuar akoma akademikët, intelektualët, historianët, politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, apo mos iu ka mbetur ora te përrallat e historisë ideologjike komuniste dhe janë akoma në koma nga helmi politik historiko-nacionalist sllavo-bizantin.

Në këtë kohë të renies së Perandorisë Osmane: Europa, shovinstët sllavo-grekë nuk morën aspak në konsideratë kombin shqiptar, të drejtën historiko-kombëtare të tij për të formuar shtetin e tyre kombëtarë.

Por përkundrazi,tashmë kur askush nuk kishte më frikë Turqinë, dhe tashmë kur askush nuk e pyeste më atë, nuk e pyeste as Europa dhe as Rusia, pikërisht tani në këtë epokë dramatike për shqiptarët lindi “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, kohë kur për shqiptarët nuk ishte kërcënim Turqia por ishin serbët, bullgarët, malazezstë, Rusia dhe shtetet e Europës të cilat iu turrën si hjena të shqyejnë trojet shqiptare dhe synonin të kryenin asimilimin dhe asgjësimin e shqiptarëve si komb për interesa e tyre.

Pra shqiptarët në këtë kohë kishin armiq të shumfishtë dhe më të rrezikshëm se në tërë historinë e tyre; në këtë kohë shqiptarët ishin të tradhëtuar, të braktisur mbi kurrizin e të cilëve thureshin pazare dhe intriga të tmerrshme nga Europa, Rusia dhe kryqtaret sllavo-grek.

Përiudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit inkurajoi, nxiti,bashkoi dhe nxori në skenë si kurrë ndonjëherë potencialin e madh ushtarak, politik,diplomatik,ideologjik, intelektual,patriotik dhe kombëtar shqiptar si kurrë ndonjëherë në histori; dhe prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit rrodhën zinxhir ngjarje, organizime, kuvende, veprimtari politiko-diplomatike, akademiko-shkencore dhe sidomos qëndresë dhe luftëra të pandërprera vazhdimisht për 35 vite rrjesht derisa me Kryengritjen e Përgjithshme të Kosovës erdhi dhe Pavarësia e Shqipërisë.

Pa “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”nuk do t’iu ishte imponuar shteteve të Europës që ta njihnin Ҫështjen shqiptare; pa luftën e Lidhjes nuk do të ishte përmëndur Ҫështja shqiptare në Berlin. Pa Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk do të vinte as Pavarësia e Shqipërisë , e cila erdhi si rezultat i Luftës dhe qëndresës mbinjerëzore 35 vjecare të shqiptarëve,1878-1912 ,periudhë me të cilën shqiptarët u përballën dhe sfiduan komplotin më të madh antishqiptar në histori. Prandaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja kulmore më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat