​580 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Historia

​580 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 07:49
Skënderbeu

580 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga ana e tij, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit. 

comment23 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat