143-vjetori i vdekjes së filozofit e astronomit Hasan Tahsini

Historia

143-vjetori i vdekjes së filozofit e astronomit Hasan Tahsini

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 23:33
Hasan Tahsini

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot veprimtarin e Rilindjes Kombëtare, Hasan Tahsinin (1811-1881), filozof, astronom, matematicien e psikolog.

Lindi në fshatin Mina të Çamërisë (Sarandë), ku mori mësimet e para. Vijoi shkollimin në një nga medresetë më të njohura të Stambollit. U caktua rektori i parë i Universitetit të porsahapur të Stambolli (1870).

Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që ishin në kundërshtim me qëndrimin e autoriteteve shtetërore e fetare të kohës, ra në sy; ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti. Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më aktiv të Rilindjes Kombëtare.

Qysh në vitin ’60, në bashkëpunim dhe me atdhetarë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë dhe të veprojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis Shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe.

Hasan Tahsini u përndoq e u burgos për veprinë e tij atdhetare nga fanatikët e njerëzit mendjembyllur, por ai nuk u largua nga bindjet shkencore dhe nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat