Atdhetari Hamdi Kurteshi, trashëgimtar brez pas brezi i familjes së tij, për veprimtarinë kombëtare

Historia

Atdhetari Hamdi Kurteshi, trashëgimtar brez pas brezi i familjes së tij, për veprimtarinë kombëtare

Nga: Sami Arifi Më: 9 korrik 2024 Në ora: 14:49
Atdhetari Hamdi Kurteshi (1882-1970)

Qëllimet e aleancave ballkanike të shteteve shoveniste fqinje, i kuptuan shqiptarët, ato ishin për ta larguar Perandorisë Osmane e pastaj për t’i ndarë trojet shekullore të shqiptarëve për vehtën e tyre. Hamdi Kurteshi, e përjetoi rënd thyerjen e qëndresës shqiptare dhe formimin e Mbretërisë Serbo-Kroato Sllovene (MSKS), më vonë Jugosllave (1918-1941), të ndihmuar nga Antanta e Madhe me përkushtimin e Francës. Hamdiu largohet për në Turqi, pas një kohe të shkurtës kalon në Shqipëri deri në vitin 1920, duke mos e ndalë aktivitetin kombëtar, edhe se ishte i mundur, ai qëndroi asnjëherë i pa dorëzuar duke u renditur në radhët e para të rezistencës shqiptare kundër okupatorit sebo-sllav...

Hamdi Kurteshi u lind në vitin 1882 në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, ai ishte me taban kombëtar nga familja e tij, babai i tij, Kurtesh Kurteshi, ishte një luftëtar i kauzës së madhe kombëtare i cili synim kishte për t’i realizuar idetë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Babai i Hamdi Kurteshit, Kurtesh Kurteshi, u burgos nga pushteti osman dhe nga torturat e atij pushteti okupues ndërroi jetë në burgun e Prishtinës. I ati i Hamdi Kurteshit, Kurtesh Kurteshi, duke i par aftësitë e djalit të tij e dërgon Hamdiun në mejtep (mësonjëtore) për ta vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm edhe dy vite në shkollën “Ruzhdie” të Gjilan, të cilën shkollë e kreu me sukses si nxënës i dalluar (Pozherani-Përpjekje Historike, nga Nysret Hajdari, fq, 33, dhe nga burime shteruese gojore).

Hamdi Kurteshi që nga fëmijëria ishte i pajisur me ide kombëtare patriotike, i frymëzuar nga rrethi i vetë familjar, për të vepruar, për bashkimin kombëtar, pra, për atdhedashuri, për çlirimin e trojeve shekullore shqiptare. Hamdi Kurteshi dha kontribut të madh në ndërtimin e rrugëve, urave, lumenjve të cilët kishin nevojë banorët e fshatit të Pozheranit e më gjerë.

Hamdiu edhe se ishte në moshë mjaft i ri dha kontribut të madhe gjatë viteve 1907-1910, ai në radhë të parë organizojë të rinjtë nga familja e tij, rrethit, fshatit e më gjerë në kryengritje dhe aksione të ngjashme në formimin e komiteteve në organizimin e popullatës kundër turqve në Grykën e Kaçanikut (1910) për çlirimin e atdheut.

Hamdi Kurteshi mori pjesë në përleshjen kundër komiteteve të Serbisë që ilegalisht vepronin në anën e Gjilanit, ku edhe u zhvillua lufta në mes shqiptarëve dhe komiteteve të Serbisë në Qibicë, afër fshatit Skifteraj (Gjylekar), ai mori pjesë në ngjarjen e madhe siç ishte Kuvendi i Ferizajt (1908) për t’i realizuar idet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Hamdi Kurteshi mori pjesë edhe në luftërat ballkanike kundër Serbisë bashkë me shumë bashkatdhetarë të fshatit të tij, si, Sylë Zeqir Pira i cili u vra në Betejën e Parë Ballkanike në Kumanovë, që ende sot e asaj dite nuk i dihet varri i tij.

Hamdiu vazhdojë aktivitetin e tij kombëtar, meqë trojet shqiptare mbetën pothuaj se gjysma nën MSKS nga planet e hershme të akademisë serbe, duke filluar nga “Naçertania” e Ilia Garashaninit, për të vazhduar deri te Vasa Qubrilloviqi e Isakoviqi për, t’i vrarë e masakruar shqiptarët, t’i shpërngulë shqiptarët nga trojet e tyre për në Turqi.

Serbia kishte përgatitur planin për kolonizimin e trojeve shqiptare përmes të ashtuquajturit “Reforma Agrare” si ishte ajo e viteve 1918-1941, të cilën reformë Hamdiu me një përkushtim të jashtëzakonshëm u mundua ta pengonte.

Deri më sot familja Kurteshi dha gjeneratë pas gjenerate atdhetarë të dëshmuar për çlirimin e atdheut duke iu falënderuar brezave të kësaj familje që trashëguan brez pas brezi në gjeneratat pas gjenerate, gjerë më tani, atdhetarinë për vendin e tyre.

Lavdi e përjetshme familjarëve Kurteshi që dhanë për atdhe, Lavdi Hamdi Kurteshit!.., dhe të gjithë atdhetarëve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e atdheut.

Atdhetari, Hamdi Kurteshi, pushoftë i çetë në dritën e pashtershme në amshim, Perëndia e past shpërblyer me Parajsë...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat