Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe

Historia

Atdhetari Ramiz Cernica, me guximin e tij, demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe

Nga: Sami ARIFI Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 15:25
Ramiz Ahmet Cernica

Ramiz Ahmet Cernica u lind më 1903 në fshatin Cernicë-komuna e Gjilanit, ai ishte një atdhetar i madh i cili, hyri në historinë kombëtare me pjesëmarrëjen e tij në Kuvendin e Prizrenit (1945), ku me jo-në e tij të madhe, të prerë e të guximshme demaskoi planet djallëzore aneksioniste të kulçedrës serbe.

Atdhetari Ramiz Cernica, gjatë periudhave të ndryshme, si përfaqësues i popullit shqiptar, në mbrojtje të tij mori obligime të ndryshme, ai ishte kryetar i komunës së Parteshit (1934-1944) ishte përkrahës i LNÇ-së. Mbas luftës atdhetari Ramiz Cernica u emrua kryetar i komitetit Demokratik Shqiptar në Gjilan, ai mori pjesë dhe diskutoi në Kuvendin e Prizrenit në korrik të vitit 1945, ku, zëshëm kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, pastaj ai për shkak të këtij qëndrimi u dënua 20 vite burg.

Pas ripushtimit të Kosovës nga forcat partizano-çetnike në trevën e Anamoravës filluan masakrat e tmershme ndaj shqiptarëve pas të ashtquajturit “çlirim” të Gjilanit më 16 nëntor të vitit 1944, duke djegur fshatra, duke torturuar popullatën e pafajshme, duke burgosur e likuiduar në mënyrë mizore njerëzit më të ndershëm e më autoritativ.

Aradhat Partizane mbillnin frikë dhe pasiguri te popullata shqiptare, Ramiz Cernica, duke parë të gjitha këto pasiguri, ai nuk ndejti indiferent ndaj këtyre ngjarjeve, prandaj reagimi i tij ia prishte planet partizano-çetnikëve, pastaj pas pak kohe e burgosin Ramizin duke e dërguar fshehtas në Lagjen e Varoshit, të cilën rastësisht e me mjeshtri e zbuloi biri i tij, Raif Halimi, që ishte komesar batalioni i aradhës vullnetare të rinisë, i cili me ndihmën e autoritetit të Rifat Berishës lirohet Ramizi, por ai përcillet në çdo hap dhe në çdo aksion.

Atdhetari Ramiz Cernica, për hirë të çështjes kombëtare, kishte zgjedhur rrugën e tolerancës sa i përkiste përcaltimeve politike majtiste, apo përcaktimeve politike djathtiste, pra, ai mbi partitë gjithmonë kishte çështjen e bashkimit kombëtar...

Atdhetari Ramiz Cernica ndërroi jetë në vitin 1979 duke u bërë, me veprimtarinë e tij, gurthemel i rrugëtimit drejt kauzës së madhe të bashkimit kombëtar për rininë shqiptare në trojet e tyre stërgjyshore.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Ramiz Cernica, dhe të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat