Shaban Palluzha, luftëtar gjerë në vdekje për lirinë e atdheut, kundër pushtuesit serbosllav

Historia

Shaban Palluzha, luftëtar gjerë në vdekje për lirinë e atdheut, kundër pushtuesit serbosllav

Nga: Sami Arifi Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 14:12
Atdhetari Shaban Palluzha (1817-1945)

Atdhetari, Shaban Palluzha, u lind më 1917 në fshatin Godanc të Drenicës, babai i tij ishte vendosur nga fshati Palluzhë në fshatin Godanc, kryesisht rrjedhte nga një familje e varfur me tradita kombëtare.

Atdhetari, Shaban Palluzha, që heret ishte luftëtar i paepur kundër pushtuesëve, ai që në vitet (1915-1917), ishte në luftë kundër okupatorit bullgar, prandaj, ai dhe familja e tij ishin arrestuar, ku, edhe ajo pak pasuri që kishte iu kishte plaçkitur.

Pas kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore nga nazi-fashizmi më 10. 04. 1941, Shabani kishte lëshuar kushtrimin dhe organizon burrat e Drenicës për t’i dalurë në ndihmë popullatës së rrezikuar në Artakoll nga sulmet barbare çetnike, kështu që atdhetari Palluzha me ushtarët e vet arrinë t’i shpartalloi forcat e armikut.

Atdhetari, Shaban Palluzha, aso kohe isht komandant i forcave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vijën e frontit Serbi-Mali i Zi, në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të kufirit të Kosovës. Shabani në qershor të vitit 1944 mban një takim në Lumë me përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionaliste, si me Muharrem Bajraktarin e me shumë të tjerë. Atdhetari Palluzha në Polac, në Kuvendin e Drenicës u zgjodh Komandant i Lëvizjes Politike, Ushtarake, Antifashiste , Demokratike për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Atdhetari Shaban Palluzha në Kuvendin e Palluzhës më 16 janar 1945 gradohet gjeneral-kolonel dhe zgjidhet komandant suprem i forcave të Lëvizjes Politike Ushtarake Demokratike për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar (LPUADÇBK).

Atdhetari Shaban Polluzha organizojë dhe udhëhoqi Luftën e Drenicës, për të cilën mediat e kohës shpreheshin: „Drenica heroike nën udhëheqjen e trimave të saj, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në luftë kundër ushtrisë jugosllave dhe ideologjisë komuniste“.

Njësitet ushtarake serbo-malazeze vazhdonin të bënin dhunë dhe terror në Skënderaj dhe në Drenas mbi popullatën e pafajshme shqiptare duke vrarë shqiptarë pa asnjë arsye, me ç’rast u mbajt një miting protestues në Skënderaj më 22 dhjetor të vitit 1944, ku, pas mitingut patën një takim Komandanti i Brigadës së Drenicës (BD), Shaban Palluzha dhe Komandanti i Shtabit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare (SHUNÇ-së), i Kosovës Fadil Hoxha. Ky takim ishte me mosmarrëveshje të thella, Fadil Hoxha kërkonte të largohen nga Brigada të gjithë shqiptarët që i kanë duart e përlyera me gjak dhe të dalin para gjyqit, ndërsa udhëheqësi i BD-së, Shaban Palluzha kërkoi që nga radhët e njësiteve serbo-malazeze të largohën çetnikët dhe të ndalohet dhunae çetnikëve ndaj popullatës shqiptare. Bisedimet në mes dy komandantëve u bënë edhe herën e dytë me 3 janar 1945 të cilat quan në ndarje përfundimtare. Luftimet në mes Brigadës së Drenicës dhe njësiteve jugosllave filluan më 25 janar 1945 dhe zgjatën deri më 21 shkurt 1945.

Më 21 shkurt në Tërstenik duke luftuar kundër forcave jugosllave, plagoset rëndë Komandanti, Shaban Palluzha, ku ai në mbrëmjen e 21 shkurtit ndërron jetë, e varrosin bashkëluftëtarët e tij duke e lëshuar në një vend të thellë në lumin e Drenicës te tuneli i Poklekut, kjo luftë tregon kjartë tradhëtia që po i bëhej Kosovës në veçanti, e popullit shqiptar në përgjithësi...

Lavdi e përjetshme, gjeneral-kolonelit, atdhetarit Shaban Palluzhës dhe të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë për lirinë e atdheut...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat