Ibrahim Rrahmon Grainca-Cërnilla, u lind në fshatin Cërnillë në vitin 1916, ai ishte kryetar i Këshillit Popullor në Gadime. Atdhetari Ibrahim Grainca-Cërnilla para ideologjisë kishte atdhetarinë për clirimin e atdheut, ai pas luftës veproi me një përkushtim të jashtëzakonshëm në radhët e Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH).
Atdhetari Ibrahim Cërnilla ishte delegat i Kongresit të V-të në Blinaj, ai gjithashtu mori pjesë edhe në shumë tubime tjera, po edhe në takimin e të ashtquajturit "te Mulliri i Ajvazit" që u mbajtë afër fshatit Cërnillë.
Atdhetari Ibrahim Cërnilla u arrestua më 11 nëntor të vitit 1946, ai u dënua në procesin e Gjilanit me 20-tē vite burg të rëndë, Ibrahimi në atë kohë ishe në moshën 30-të vjeçare.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore (LDB-re) atdhetari, Ibrahim Grainca-Cërnilla, ishte përfshirë në të ashtquajturën "Luftën Nacional Çlirimtare" (LNÇ), ndërsa pas përfundimit të saj ai kishte pozita të ndryshme në kuadër të këtij pushteti që ishte instaluar në Kosovë. Ibrahimi ishte edhe anëtar i delegaciont nga Kosova që u takuan me Titon në Beograd për të kërkuar drejta të popullit shqiptar.
Ibrahim Grainca-Cërnilla, pasi u dënua me 20 vite burg të rëndë, e transferuan në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit. Atje Ibrahimi qëndron për 9 vite, deri më 1959, ai u lirua përmes një amnistimi të shtetit jugosllav nga dënimi i mëtutjeshëm me ҫ’rast lirohet më 29 nëntor të vitit 1955.
Ibrahim Grainca-Cërnilla, ndërroi jetë në vitin 1986 dhe, u varros me nderime të larta nga shokët, miqtë dhe dashamirët e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Atdhetari, Ibrahim Grainca-Cërnilla, mbetët i paharruar në kujtesën e popullit, ai ishte udhërrëfyes për çlirimin e atdheut, past dritë të pashterrshme të Parajsës në amshim...
Atdhetari Ibrahim Cërnilla, qëndron në përjetësi së bashku me të gjithë ata që dhanë për çlirimin e atdheut...