“Viva Parashqevi, Viva!”- Ngjarja e 21 marsit 1989, çfarë ndodhi në Qytetin e Studentit! Dokumentimi në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Historia

“Viva Parashqevi, Viva!”- Ngjarja e 21 marsit 1989, çfarë ndodhi në Qytetin e Studentit! Dokumentimi në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, publikoi dje një dokument ku jepen disa detaje lidhur me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin e Studentit Tiranë. Tri studente të Institutit të Lartë të Arteve pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7 nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’.

E më pas nga godina nr.5 dëgjohen ‘Viva Parashqevi, Viva’, ‘Poshtë fashizmit’ dhe pastaj ‘Eja mblidhuni këtu këtu’. Ngjarja, e dokumentuar në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqëson shpirtin e rinisë shqiptare që, edhe në një kohë të errët, shfaqi shpresë dhe guxim për të sfiduar shtypjen, duke reflektuar ndryshimet e mëdha që ndodhnin në Evropën Lindore.

Edhe në errësirën më të madhe rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit. Tiranë, ora 21:34, e datës 21.03. 1989, në Qytetin e Studentëve në mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinë nr7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë ulët këngë dashurie, por atyre iu bashkohen djem e vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”.

dukej e zymtë, një zë dhe fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.Pas pak fillojnë nga godina nr. 5 , dëgjohen të tjera thirrje “Viva Parashqevi, Viva”, “Poshtë fashizmit”, pastaj këngët “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”, etj. Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt “i vërtetë” rrugaçërie i rinisë, po t’ju referohej izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore e kulturore me dorë të hekurt, nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish -Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AIDSSh, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, ku zëri dhe shpirti rinor, po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen kjo edhe raport me ndryshimet politike në të gjithë Europçn Lindore. A ishte zgjedhja e emrit të saj si një nevojë për çlirim? Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës. Me deklaratat si “Artet janë bota” dhe thirrjet si “Viva Parashqevi, viva” , edhe pse ishin krejt simbolike, treguan se në një kohë kur gjithçka.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për tç gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi qe e ushqeu me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor. Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi.

Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera nisur nga perceptimi. Por siç na thotë dhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën, nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizimi i tyre i vogël dhe grotesk e i përditshëm, përballë fatkeqësisë.

“Referenca arkivore: Fondi arkivor i AIDSSH-së, dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12 datë 7. 5. 2020. Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet ju ftojmë të konsultojnë dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat