Driton Tali i përgjigjet Blerim Latifajt: Si mund të ishte Hasan Tahsini rektor kur në Perandorinë Osmane nuk kishte universitet?

Historia

Driton Tali i përgjigjet Blerim Latifajt: Si mund të ishte Hasan Tahsini rektor kur në Perandorinë Osmane nuk kishte universitet?

Nga: A.SH Më: 6 janar 2025 Në ora: 21:39
Driton Tali

Filozofi Blerim Latifi ka ndarë histori rreth ‘modernizimit’ të Turqisë, sa i përket dijes gjatë Perandorisë Osmane.

Latifi ka thënë se rektor i asaj kohe në univeristet turk ishte shqiptari Hasan Tahsini.

Kësaj i është kundërpërgjigj, njohësi Driton Tali.

Tali thotë se Tasini nuk ishte rektor sepse asokohe nuk kishte universitet në Turqi.

Reagimi i plotë i Talit:

Rektori pa Univeristet!?

Si mund të ishte Hasan Tahsini rektor kur në Perandorinë Osmane nuk kishte universitet?!!!

Nëse Darylfynunin e konsideroni universitet, atëhere ose nuk e dini se çka ishte Darylfynuni apo se keni të qartë nivelin e universitetit në shekullin e 19.

Sidoqoftë, për entuziastët e historisë osmane, të them se Darylfynuni ishte pak më shumë se medrese.

Andaj, kur Ataturku i bëri reformat, pas mëse 40 viteve kur vdiq Hasan (apo Hoxha) Tahsini, vetëm 9% e popullatës dinin shkrim lexim. Edhe ate të shumtën ishin hoxhallarë që dinin alfabetin arab. Pakica ishin ushtarakë dhe jo myslimanë.

A e dini ju, që, edhe pas 1920'ës, e tërë Turqia jo që nuk kishte Teatër apo Shtëpi Opere, por as traktor! Toka punohej me përmende.

Rrymë gjenerohej vetëm në Stamboll (i cili akoma quhej Qostandinije), në Izmir dhe në Tarsus. Vendbanimet tjera ishin në terrë të plotë.

Tuberkulozi bënte kërdi. Të sëmuarit, në mungesë të spitaleve, shtriheshin nëpër hambarë.

Ishin 23 lice (shkolla rë mesme sekulare) që kishin diku 230 nxënës; numri i mamive ishte 136, i farmacistëve 60 e nuk kishte dentist të diplomuar.

Nga 5 foshnje 1 e mbijetonte fëmijërinë.

Perandoria përfundoi me katër fabrika, edhe ato të gjitha tekstili (perpunim leshi, pëlhure dhe lëkurës).

E Amdylhamiti i Dytë vazhdonte t'i kishte 16 gra, që për nga mosha të gjitha sipas standardit të sotit trajtohen të mitura. Etj etj.

O "shkollarë" Perandoria Osmane nuk e muar epitetin "I sëmuari i Bosforit" sepse kishte universitete e rektorë!

PS: mirë është me lexu edhe autorë të huaj, dhe jo vetëm disa tanë që as turqishten se dinin.

-------

REKTORI HASAN TAHSINI

Prej viteve ’40 të shekullit 19 Perandoria Osmane po përpiqej që të modernizohej, në mënyrë që të mund të mbijetonte në gjeopolitikën e shteteve moderne europiane. Pjesë e këtyre përpjekjeve ishte edhe dërgimi i të rinjve për t’u shkolluar në universitetet perëndimore. Në mesin e tyre ishte edhe shqiptari Hasan Tahsini. Ai u dërgua në Paris për t’u arsimuar në shkencat e natyrës. Për 12 vjet sa do të qëndronte në Paris, Tahsini do të njihte dhe përvetësonte dituritë më moderne të shkencave të natyrës, por edhe shumë dituri nga shkencat sociale.

Pas 12 vitesh ai kthehet në Stamboll dhe vendoset në krye të Universitetit perandorak, i cili kishte filluar punën një vit më parë. I mësuar me klimën intelektuale dhe shkencore të Parisit, ai vendos të krijoj një laborator fizike në universitet. Një eksperiment i tij për të konkretizuar nocionin e vakumit në fizikë, shkakton një reagim të tmerrshëm të krerëve fetarë të Stambollit. Totalisht injorantë në fushën e shkencës së fizikës, ata mendojnë se Tahsini po bën magji dhe e akuzojnë për magjistar. Presioni mbi autoritetet qeveritare bëhet aq i madh, saqë Tahsini pushohet nga puna dhe universiteti mbyllet. (Burimi: “the genesis of young ottoman thought, a Study in the Modernization of Turkish Political Ideas”. By Sherif Mardin. Princeton University Press, 1962, fq. 223-223)

Kjo e dhënë mjafton për të kuptuar se në çfarë mjerimi intelektual e kulturor ishte Perandoria osmane në kohën kur zbulimet shkencore po e transformonin rrënjësisht Perëndimin. Dhe ky mjerim vinte eksluzivisht nga kasta e pushtetshme e ulemave, ora e të cilëve kishte ngelur në mesjetë. Kjo kastë i kundërvihehej ashpër çdo përpjekje modernizuese të shtetit osman dhe kjo gjë do të kthehej në njërin ndër shkaktarët kryesorë të rënies së këtij shteti.

Në anën tjetër, rilindasit shqiptarë do të përvetësonin shumë nga dituritë shkencore të e Hasan Tahsinit dhe mbi bazën e tyre do të ngrinin një program iluminizmi për kombin e tyre. Ata po bëheshin gati që kur të trokiste ora e fundit për të “Sëmurin e Bosforit”, kombi shqiptar të mos merrte fund bashkë me të. Sot ka komb shqiptar falë vizionit të tyre largpamës.

[Huazuar nga postimi i Filozofit Blerim Latifi.]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat