Kujtime të cilat mbetën thellë të ngulitura në mendjen time!

Historia

Kujtime të cilat mbetën thellë të ngulitura në mendjen time!

Nga: Nijazi Halili Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:38
Autori Nijazi Halili

Emrush Azizi udhëheqes i Shërbimit të Kontabilitetit në Komunën e Vitisë, nën kushte e rrethana okupimi nga barbarët Serb, Periudha kohore 1990-99.

Kujtojmë periudhën kohore kur vendi ynë ishte i okupuar dhe i derigjuar nga politika e Beogradit, prandaj vlenë të kujtohen kohët kur as politika Beogradit, nuk pati fuçi që të nderpres aktivitetin dhe punën tonë, nën kushte okupimi nga regjimi serb. Një kujtim i cili më ka ngelur në memorien time vlen të rikujtoj aktivistin e mirënjohur nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë, zotëri Emrush Azizi.

Me aktivitete dhe punën e tij, Zotëri Emrush Azizi fillimisht kishte nisur në vendin e origjinës në cilësi të Kryetarit të Nënkshillit të Financave, periudhë kohore 1990-,92. Pastaj nga data 1.mars 1993 ka filluar me punë në cilësi si Arkatar i Këshillit. Aktivitetet i kishte nisur fillmisht në shtepinë e Izja Rexhepit, pastaj në shtëpinë e Januz Sylejmanit.

Zotëriu Emrush Azizi nga data 15.01.1994 ishte emruar Udhëheqës i Shërbimit të Kontabilitetit që e kishte udhëheq ketë detyrë deri në fund të funksionit të Keshillit. Kishte punuar me orar të plotë. Po ashtu kishte udhëheq punën me përgjegjësi me Nënkshillat, Drejtorët e Shkollave. Nga viti 1993-94 në shumicën e rasteve mjetet i kishin dorëzuar nëpër shkolla. Edhe sot disponon dokumentacionin e Këshillit për periudhën kohore 1992 deri me 31.12 1997.

Zotëri Emrush Azizi ishte arrestuar disa herë nga organet policore serbe, sipas informacioneve nga zotëri Emrush Azizi, ai ishte ftuar gjashtë herë në bisedë informative, për aktivitet që bënte si Udhëheqës i Shërbimit të Kontabilitetit. Emrush Azizi, për opinionin publik mbetet njëri prej personaliteteve të shquara të Komunës së Vitisë, i cili sy patrembur kreu detyrën e tij, të shenjtë, Udhëheqës i Sherbimit të Kontabilitetit.

Një respekt dhe konsideratë për kontributin dhe udhëheqjen e Këshillit të Financave për Komunën e Vitisë, për ketë periudhe kohore për ish-Kryetarin e Këshillit të Financave të Komunës së Vitisë, ekonomistin e diplomuar zotëri Zaim Zejnullahun, i cili tani gjenden me punë dhe qëndrim në botën e Jashtme.

Zotëri Azizi punonte ketë punë me shumë pasion dhe përkushtim e moral të lartë në bashkëpunim me Nenkëshillat e fshatrave të Komunës së Vitisë, të cilët vullnetarisht kryenin detyrën e tyre, edhe pse ishin të kërcnuar në vazhdimësi nga organet policore serbe.

Zotëri Emrush Azizi, shumë herë ishte i kërcënuar dhe i ftuar në polici, që ta ndërpriste ketë aktivitet, sepse sipas regjimit serb, ky aktivitet ishte anti-ligjor, dhe në kundërshtim me pushtetin serb, dhe konsiderohej punë paralele me ligjet dhe institucionet serbe.

Por, asnjëherë nuk e trembi dhe frikësoj, presioni i ushtruar i policisë serbe, veprimtarin e shquar të çështje kombëtare zotëri Emrush Azizi.

Zotëri Azizi ishte i përkushtuar për punën dhe detyrat të cilat i kishte pranuar t'i kryen me nderë e moral të lartë, pasi ishte jetike pë komunitetin ku ai jetonte dhe punonte.

Ai pranonte mjetet financiare nga Nën-këshillat e Fshatrave të Komunës së Vitisë, të cilat mjetet ishin destinuara për mësimdhënësit e komunës së Vitisë, të cilët punonin në kushte e rrethana tejet të vështira, me të vetmin motiv që procesi mësimor mos të ndërpritet.

Njëherë më kujtohet mirë, se në zyrën e Financave, ishim të rrethuar nga policia serbe, për fat faturat dhe mjetet i kishim dorëzuar pak para se të hynin policia, në zyrën e financave.

Policia filloj të sillen ashpër dhe i bënin presion zotëri Emrushit, çfarë pune jeni duke ushtruar?, pastaj ju drejtuan me gisht kush është ky person i cili qëndron pran jush?

Zotëri Emrushi ju përgjigj, ky është një shok i studimeve dhe është ardhur në vizitë, tek unë, pastaj policia më liruan, kurse Emrushin e arrestuan dhe e dërguan në stacion policor i cili dy ditë kishte qëndruar nga 6-7 orë, në stacionin policor.

Ishin kohë të vështira, përjetime dhe maltretime të cilat nuk mund lehtë të harrohen, vetëm ata të cilët kanë qenë pjesë e këtyre proceseve, e dinë mirë, sa vështirë ka qenë të punosh nën kushte e rrethana okupimi. Ndihem shumë krenar që në ketë koha isha Nënkryetar i Këshillit të Financave në fshatit Tërstenik të Vitisë, dhe mësimdhënës i kësaj periudhe kohore 1990/99.

Respekt dhe konsideratë pa fund për zotëri Emrush Azizi, për të cilin gëzoj respekt dhe konsideratë të lartë.

Kujtime të cilat mbetën thellë të ngulitura në mendjen time.

Emrush Azizi, ish-udhëheqës i Shërbimit të Kontabilitetit në komunën e Vitisë.

Shkroi dhe kujtoi

Nijazi Halili

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat