Nga zgjedhjet e 17 tetorit nuk kanë kaluar as edhe një muaj, mirëpo përfundimi i tyre arriti të lavdërohet pasi nuk pati incidente dhe parregullsi në masë të theksuar.
Pothuajse gjysma e komunave janë në balotazh dhe kjo ka arritur të sjell zgjedhjet e raundit të dytë më 14 nëntor.
Nga zgjedhjet e 17 tetorit nuk kanë kaluar as edhe një muaj, mirëpo përfundimi i tyre arriti të lavdërohet pasi nuk pati incidente dhe parregullsi në masë të theksuar.
Pothuajse gjysma e komunave janë në balotazh dhe kjo ka arritur të sjell zgjedhjet e raundit të dytë më 14 nëntor.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli partia më e votuar në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan “Bota sot”.
Në lidhje me procesin zgjedhor që kaloi dhe pritshmëritë nga balotazhi për “Bota sot”, ka folur ekskluzivisht deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ndërsa në lidhje me votimin e partisë që përfaqëson, Bunjaku-Rexhepi thotë se angazhimi i LDK-së dhe reformat kanë sjellë këtë rezultat, duke shtuar se edhe diaspora kërkoi ndryshime në LDK të cilat edhe ndodhën.
E pyetur se cilat komuna presin të I fitojnë, deputetja tha se pret fitore në të gjitha komunat.
Prishtina dhe Gjilani momentalisht janë dy komunat, ku gara mes LDK-së dhe LVV-së, është më e ashpëer, ndërsa Bunjaku-Rexhepi thotë se në të dyja LDK do të dal fituese.
Së fundmi Qeveria i ka bërë kërkesë SHBA-së për një prani të përhershme ushtarake në Kosovë, e deputetja kujton që kjo ishte kërkesë e kamotshme e presidentit Rugova dhe se LDK e respekton këtë ftesë pasi edhe vendit i ofrohet një siguri.
Intervista e plotë
“Bota sot”: Si e komentoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Zgjedhjet e 17 tetorit shkuan mirë hiq disa parregullsive të vogla. Trendi pozitiv e demokratik tanimë po shihet qe sa vite në vendin tonë. Rezultatet ishin ato që determinuan vullnetin qytetarë. Diku u kryen pa balotazh e në disa qytete ka edhe balotazh më 14 nëntor. Procesi mund të quhet i suksesshëm.
“Bota sot”: LDK doli një nga partitë më të votuara, si e vlerësoni këtë? Çka mendoni se ndikoi në ngritjen e LDK-së?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: LDK doli e para me vota në nivel komunash. Peja e Lipjani konfirmuan qeverisjen e mirë lokale. Jemi edhe në tetë komuna në balotazh. Kemi kthyer veten tek qytetarët, kontaktet e takimet me ta janë tanimë të përditshme. Ndryshimet në lidershipin tonë si dhe qasja e drejtë e kryetarit Abdixhiku ndaj proceseve e ndaj elektoratit ka kthyer e rritur besimin qytetarë.
“Bota sot”: Cilat mendoni që kanë qenë arsyet që LDK u votua më së shumti nga diaspora?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: LDK gjithmonë ka pasur elektorat të fuqishëm në diasporë. Riorganizimi i strukturave tona atje, ka rikthyer besimin e ripërkrahjes në këtë proces. Diaspora kërkoi ndryshime në LDK dhe ne e bëmë si kërkesë e kohës.
“Bota sot”: Znj. Bunjaku, shumica e komunave tashmë janë në balotazh, cilat janë pritjet për raundin e dytë të zgjedhjeve, sa komuna pretendoni t'i fitoni?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Jemi në 8 komuna në balotazh diku si e para e diku si e dyta. Por gara fillon nga zero. Po punojmë çdo ditë në takime e terren. Po rikthejmë elektoratin tonë të anashkaluar pa fajin e tyre e po gjejmë përkrahje përtej. Pretendojmë seriozisht në të gjitha komunat të fitojmë. Bazohemi në qasjen tonë e në kandidatët më të mirë që ka LDK në të gjitha këto komunat.
“Bota sot”: Gara kryesore është në Prishtinë, ku LDK kandidon me Përparim Ramën, i cili është në balotazh me Arben Vitinë nga VV. A mendoni se do ta fitojë Rama këtë garë?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Gara në Prishtinë është gara në mes kandidatit profesional nga LDK me Përparim Ramën dhe kandidatit të amortizuar të VV Arben Vitia. Prishtinasit dhe kryeqyteti kanë mundësinë më të mirë ta drejtojnë kah rruga e mbarë dhe pozitive Prishtinën. Ndryshimet mund të bëhen vetëm me Ramën kryetar dhe asnjë dyshim nuk e kemi që ai do të fitojë. Me të fiton Prishtina e Kosova,të gjithë pa dallim.
“Bota sot”: Së fundmi LDK dhe AAK në Gjilan arritën koalicion për balotazhin e 14 nëntorit. A vjen ky koalicion pas garës së ngushtë me LVV-në?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Në Gjilan LDK e AAK nuk kanë bërë koalicion por marrëveshje për kandidaturen e Lutfi Hazirit për vazhdimin e projekteve për Gjilanin. Gara është e ngushtë por Gjilani nuk ndryshon qeverisje. Përkrahjen e kemi edhe nga grupimet tjera politike, por edhe nga qytetarët Gjilanas. VV dhe kandidati i saj nuk kanë as përvojën dhe as dijen për qeverisje. Shihni qytetet si Prizreni e Mitrovica,Prishtinën si kryeqendër të cilat japin shembullin e keqqeverisjes. Eksperimentet nuk duhet lejuar atyre qe vullnet e kanë pushtetin. Duhet kontribuar e investuar për qytetin tënd që të pretendosh ta qeverisësh e ta kërkosh besimin e tyre. As vetëm edhe një kontribut nuk e kanë bërë e madje edhe kanë hezituar të votojnë projekte vitale pa aminin e shefit të tyre.
“Bota sot”: A mendoni që situata pandemike do të ndikojë në zgjedhjet e 14 nëntorit?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Fatmirësisht që situata po përmirësohet. Kemi kaluar dy muaj të tmerrshëm me Covid në Gusht e Shtator. Besoj të mos ketë ndikim por gjithmonë duke u kujdesur për veten dhe të tjerët.
“Bota sot”: Një nga temat me impakt tek opinoni publik është dialogu Kosovë-Serbi. Sa po arrin sipas jush qeveria të përfaqësojë Kosovën të barabartë përballë Serbisë?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Dialogu me Serbinë është i pashmangshëm drejtë një zgjidhje përfundimtare. Tani e kanë kuptuar qeveria dhe VV që nuk ka retorikë por bisedime të rënda. Nuk gënjehet populli me vite e vite përderisa nuk kemi rezultat në dialog. Fatmirësisht kemi SHBA si aleat dhe BE si ndërmjetësues. LDK në këto tema do të ketë rol pozitiv edhe si opozitë. Kosova është atdheu ynë i përbashkët. Aty jemi unik e pa dallime partiake.
“Bota sot”: Administrata Biden do të emërojë pesëshen diplomatike në Ballkan. Si e komentoni këtë? A do ta zgjidh SHBA konfliktin Kosovë-Serbi me emrat më të njohur në diplomacinë amerikane?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: SHBA ka investuar shumë në Kosovë. Ajo ka fituar luftën dhe nuk e humb paqen. Por ne nuk mund të mbetemi gjithmonë faktor destabilizues në Ballkanin perëndimor. Rruga jonë është integrimi në BE e në NATO. Kosova është me fat që ka aleancë me SHBA dhe ne duhet shfrytëzuar këtë aq më tepër që presidenti Biden i njeh shumë mirë vuajtjet dhe të kaluarën tonë. Ne duhet të ndihmojmë në këtë proces e assesi të injorojmë. Pa SHBA nuk do të kishim shtetin tonë dhe lirinë qe e kemi sot.
“Bota sot”: Çfarë qëndrimi ka LDK-ja për ftesën që Qeveria ia ka bërë SHBA-ve për një prani të përhershme ushtarake në Kosovë?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Kosova shtet i pavarur nën protektorat ndërkombëtar ka qenë kërkesë e hershme e presidentit historik Ibrahim Rugoves. Qëndrimi i LDK mbetet i njëjtë. Edhe prania e përhershme ushtarake e SHBA- ve në Kosovë i jep siguri vendit dhe rajonit. LDK nuk ndërron qëndrim në këtë temë dhe e përkrah plotësisht.
“Bota sot”: Si e vlerësoni pretendimin e Qeverisë që Kosova të bëhet qendër rajonale e industrisë ushtarake me investitorë amerikan?
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Çdo pretendim që është në interes të vendit e aq më tepër me praninë e investitorëve potencial Amerikan e përkrahim pa rezervë. Urojmë që të mos jetë vetëm retorikë e fjalë si ishin shumë tjera nga eksponentë politikë. Kosova ka nevojë për zhvillim e përparim e mjaftë me fjalë e popullizëm.