Beteja e Loxhës është një nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës. Ajo u zhvillua më 6 korrik të vitit 1998 në orët e hershme të mëngjesit deri në mëngjesin e 7 korrikut, kur fshati Loxhë pas pushtimit të soldateskës serbe iu dorëzua i tëri, i çliruar shtabit lokal të Loxhës.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, major Nazif Ramabaja njëri ndër protagonistët kryesor të kësaj beteje ka dhënë detaje interesante lidhur me ngjarjet që u zhvilluan gjatë atyre ditëve të lavdishme.
Majori Ramabaja ka deklaruar se, deri më sot pak historianë, e kanë studiuar dhe elaboruar këtë Betejë. Mes tjerash ai potencon se pas 20 vitesh edhe Ramush Haradinaj e pranon një të vërtetë të hidhur për të, e të lavdishme për ne pjesëmarrësit në atë Betejë, se Tahir Zemaj ka qenë pjesëmarrës i Betejës.
Ai i ka përmendur edhe disa nga gjërat që s`u thanë kurrë për këtë betejë.
“S´është thënë asnjëherë dhe ka mbetur enigmë çështja, se si u gjet në shtëpinë e Vujoviçëve,
Beteja e Loxhës është një nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës. Ajo u zhvillua më 6 korrik të vitit 1998 në orët e hershme të mëngjesit deri në mëngjesin e 7 korrikut, kur fshati Loxhë pas pushtimit të soldateskës serbe iu dorëzua i tëri, i çliruar shtabit lokal të Loxhës.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, major Nazif Ramabaja njëri ndër protagonistët kryesor të kësaj beteje ka dhënë detaje interesante lidhur me ngjarjet që u zhvilluan gjatë atyre ditëve të lavdishme.
Majori Ramabaja ka deklaruar se, deri më sot pak historianë, e kanë studiuar dhe elaboruar këtë Betejë. Mes tjerash ai potencon se pas 20 vitesh edhe Ramush Haradinaj e pranon një të vërtetë të hidhur për të, e të lavdishme për ne pjesëmarrësit në atë Betejë, se Tahir Zemaj ka qenë pjesëmarrës i Betejës.
Ai i ka përmendur edhe disa nga gjërat që s`u thanë kurrë për këtë betejë.
“S´është thënë asnjëherë dhe ka mbetur enigmë çështja, se si u gjet në shtëpinë e Vujoviçëve, Shaqir Shala vet i dyti gjatë luftimeve dhe operacioneve luftarake. Kur u vra Enver Alaj në korridor të shtëpisë, ata ishin brenda duke biseduar dikë, me kënd? Kush e kishte dërguar Shaqir Shalën për bisedime me armikun? Pse dhe çfarë misioni kishte ai ...? A bëhej fjalë për një marrëveshje për mos sulm reciprok apo diçka tjetër....!”, pyet majori Ramabaja.
Intervista e plotë:
“Bota sot”: I nderuar zotëri Ramabaja, tashmë janë bërë 23 vite nga Beteja e lavdishme e Loxhës. Major, si njëri nga personalitetet kyçe të asaj Beteje a mund të na thoni se cila ishte rëndësia e saj?
Major Nazif Ramabaja: Kur flasim për rëndësinë e Betejës së lavdishme të Loxhës, e cila u zhvillua me 6 korrik të vitit 1998, nga orët e hershme të mëngjesit, deri në mëngjesin e 7 korrikut, kur fshati Loxhë pas pushtimit të soldateskës serbe, ju dorëzua i tëri i çliruar, Shtabit lokal të Loxhës.
Pas nevojës së domosdoshme për t’i dalë ndihmë fshatit Loxhë, sipas informacionit që arriti nga kuriri i shtabit lokal të fshatit Loxhë, forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe kishin sulmuar dhe bombarduar fshatin Loxhë, dhe pastaj kishin depërtuar me këmbësori, deri në qendër të fshatit.
Më lejoni të parafrazoj, fjalën e ushtarakut madhorë, kolonel Tahir Zemajt, se çfarë kishte thënë pas përfundimit të Betejës së Loxhës, e pastaj në librin e tij. “Komandanti Tahir Zemaj, urdhëron eprorin Nazif Ramabaja me Batalionin e parë, të Brigadës 134-të, që nën komandën e tij, t’i del në ndihmë fshatit Loxhë.
Njësiti hasë në rezistencë të fortë të okupatorit, pasi gjysma e fshatit ishte marrur nën kontroll nga forcat serbe. Njësiti intervenues pas luftimeve të ashpra ia del të zmbrapsë armikun nga fshati Loxhë duke i shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake”.
Pra, rëndësia e Betejës së Loxhës është shumëdimensionale dhe domethënëse, për kohën në të cilën u zhvillua, tani dhe në të ardhmen, për gjeneratat e reja, të cilat do të kenë rastin të mësojnë shumë për Betejën e Loxhës.
Ishte hera e parë kur forcat ushtarako-policore dhe paramilitare-mercenare serbe pas intervenimit të Njësiteve Operative nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, pra FARK-ut, nga Ofensiva e marrë për ta pushtuar fshatin Loxhë detyrohen të zmbrapsen, pra të kalojnë në defensivë dukë lënë pas vetes, humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë ushtarake.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës ishte përdorur një taktikë e veçantë e strategut Sun Tzu-s, për hapjen e zjarrit, bashkëveprimin koordinues nga të gjitha mjetet ushtarake në posedim. Ai veprim taktik armikut ia shtini frikën në palcë, i cili kishte menduar së bëhet fjalë për një numër të madh forcash ushtarake nga ana jonë diku 3.000-5.000, ndërsa ne kishim një togë intervenuese fillimisht.
Heshtja absolute në momente të caktuara huton armikun, i cili kishte dijeni se forcat tona kishin rikthyer nën kontroll qendrën e fshatit, por që s’kishin informata se për çfarë njësiti bëhet fjalë.
Armikut i hasi sharra në gozhdë siç thotë një proverb popullore, tani kishin të bëjnë me një ushtri mirë të organizuar të udhëhequr nga eprorë profesionist me akademi dhe shkolla tjera ushtarake, të cilët i dhanë një leksion dhe shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz dhe teknikë luftarake 1:10 në favor të forcave tona.
Humbjet e forcave serbe ishin si vijon, të shënuara në ditarin tim të luftës: Srgjan Peroviq (1962), Mirko Radunoviq (1962), Dejan Preleviq (1974), Milorad Rajkoviq (1957), Dejan Preleviq (1974), Goran Novakoviq (1969), Zhelko Noviçeviq (1973), Dragan Keshleviç (1954), Nenad Zhivkoviq (1973), Vladan Krstoviq (1973), Nenad Milaiq (1970), Borivoje Kuq (1960).
Fshati Loxhë ishte i pari që nga fillimi i luftës i cili u pushtua dhe çlirua në të njëjtën ditë, duke e dorëzuar nën kontrollin e shtabit lokal të fshatit.
Morali i ushtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në atë betejë ishte në anën tonë, gjë e cila ngriti besimin edhe tek popullata civile për mundësinë e zhvillimit të luftës kundër armikut shumëfish më të fortë me mjete dhe teknikë luftarake, sepse bëhej fjalë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë fillimisht dhe çlirimin e çdo pëllëmbe të okupuar të vendit, që ishte edhe synim përfundimtar i çdo pjesëmarrësi në këtë luftë jo të barabartë.
“Bota sot”: A mund të na ndani disa nga momentet apo kujtimet më interesante nga beteja?
Nazif Ramabaja: Një ndër kujtimet që tani e kam në memorien time, tash e 23 vite dhe që se kam potencuar, është plagosja ime në Betejën e Loxhës, nga një bombë dore serbe M75, në shtëpinë bunker të Vujoviqëve, e cila ishte shndërruar në bazë ushtarake për njësitë speciale serbe.
Në kofshën e djathtë, poshtë shpinës, pas Betejës ndjeva dhimbje dhe luta përcjellësin tim, Zymer Fak Sefajn, që të më shikojnë se për çfarë ishte fjala. Zymeri, vërejti se kam një pjesë metalike, fillimisht më dërgoi në spitalin ushtarak në Irzniq ku infermierja Time Kadrijaj, ma bëri hospitalizimin e vendit, largoi “Gelerin”, pjesën metalike të bombës dhe vazhdova aktivitetet luftarake pa kurrfarë hezitimi dhe pushimi.
Pjesëmarrja e Shemsije Shalës (Shema) në luftë e sidomos përgatitja e ushqimit për të gjithë luftëtarët.
Ardhja në ndihmë e luftëtarëve nga fshatrat përreth qëndresa dhe rezistenca e Skender Qekut në pjesën e Morinëve, vdekja e Tahir S. Shalës nga plagët e marra një ditë më herët si dhe rënia në fushën e Betejës të Enver Alajt, Rrustem Bruqit e Lumni Surdullit, plagosja e Faruk Xhemajlit, Sinan Shalës, Imer Elezajt, Sadik Berishës dhe një ushtari vullnetar nga fshatrat, Binaku të cilit murtaja ja kishte dëmtuar krahun gjatë granatimeve të forcave serbe.
“Bota Sot”: Po nga ato më të vështirat?
Nazif Ramabaja: Çdo moment në luftë është i vështirë, por më së vështiri fillimisht ishte kur më lajmëruan se eprori Faruk Xhemajli ishte lënduar rëndë me më se 6 plagë në trup, pasi që tërë paraditen e zhvillimit të luftimeve isha në koordinim të ngushtë me Farukun. Ai ishte lajmi më i rëndë kur urdhërova që sa ma parë Faruku të tërhiqet. Pastaj i jepet ndihma e shpejtë në prapavijë, nga Sinan Shala me Sadik Berishën, i cili ishte plagosur nga shpërthimi i granatës së dorës në korridorin e shtëpisë bunker.
Momenti tjetër shumë i rëndë kur është vra ushtari Enver Alaj në korridorin e shtëpisë bunker të Vujoviqëve, me një të shtënë në gjoks, hedhja e bombës M75 dhe dinamitit TNT, në formë shkrepëse (qibrit). Unë isha në korridor me ushtarin Sadik Berisha, të cilin e largova jashtë korridorit duke mbetur i vetëm me Enver Alajn, të shtrirë, momente këto që ishin vërtetë të vështira për t'i përjetuar.
Dhimbja ishte shumë e madhe kur është vrarë oficeri Lumni Surdulli 3-5 metra para meje, nga një snajperist, në prezencën e eprorit tani i ndjerë Shaban Dragajt dhe ushtarëve Gani Gashit e Avni Jonuzajt e Shaban Haklajt.
Tërheqjen e Lumniut e patën bërë: Shaban Haklaj dhe Gani Gashi, pas kontrollit të bërë me pasqyre afër gojës nga ana e Avni Jonuzajt, për tu siguruar se a është duke marrë ende frymë. Megjithatë me keqardhje konstatova se Lumniu ra në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.
Ato ishim momentet më trishtuese, në jetën time sa që edhe plagosjen time e kisha harruar në krahasim me ato situata të rënda që kisha përjetuar unë dhe ushtarët e lartpërmendur.
“Bota sot”: Si ka qenë koordinimi i UÇK-së në këtë betejë? Përveç juve kush ishin figurat tjera më kyçe në këtë betejë? Cili ishte roli i kolonel Tahir Zemajt në Betejën e Loxhes?
Nazif Ramabaja: Pas arritjes në Zllopek të njësitit intervenues jemi shpërndarë në pozita luftarake dhe në këtë mënyrë kemi avancuar deri te xhamia e fshatit. Fillimisht kemi vërejtur luftëtarë në tërheqje sepse s’kishin pasur as forca e as strategji si t´ju kundërvihen forcave serbe gjë që ishte e kuptueshme për atë kishin kërkuar ndihmë dhe u bë intervenimi me urdhër të komandantit - eprorit madhor Tahir Zemajt.
Për një kohë të shkurtër e kanë kuptuar se intervenimi i njësiteve operative të UÇK-së, ishte vendimtar për riorganizim dhe pranimin e luftës ballë përballë me forcat armike, gjë e cila ua ngriti moralin dhe u bashkëngjitën në luftë të mëtejshme.
Ndër figurat tjera të cilat në fazën e dytë erdhën përforcime dhe zbarkuan në Loxhë nën komandën dhe udhëheqjen e komandantit Zemaj, të cilit i raportova dhe njoftova lidhur me situatën e krijuar. Komandanti Tahir Zemaj mu drejtua me pyetjen: ooo Ramabaja a e hoqe shk.. nga Loxha ...?!
Përgjigjja ime ishte: Loxha u mbrojt me sukses, armikut i shkaktuam humbje të mëdha, kujdes me shtëpinë bunker! Sepse akoma nuk ishte pastruar terreni përreth.
Rëndësi të veçantë kishte ardhja e Salih Çekajt, i Ngarkuari për moral ushtarak, i cili ishte i planifikuar s´bashku me Rrustem Bruqin për krijimin e Gjykatës Ushtarake.
Pastaj Enver Alaj komandant i batalionit të dytë, i rënë në fushën e nderit, Fadil Hadërgjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaqi, Shaban Dragaj tash i ndjerë, Zymer Fak Sefaj me grupin e luftëtarëve të Kodradiqit, Grupi i Loxhës i cili bashkë me Rexhë Osajn, bëjnë tërheqjen e Rrustem Bruqit, dhe luftëtarët vullnetar të fshatrave përreth.
Esat Ademaj kishte bërë verifikimin dhe pastrimin e shkollës për tu siguruar se s’ka mbetje të forcave serbe.
Faruk Xhemajli është një figurë markante e luftës, i cili në koordinim me mua realizoi pastrimin e terrenit deri te shtëpia shtab-bunker të Vujoviqëve, deri në plagosjen e tij, luajti rol kyç në këtë Betejë.
Sinan Shala, Imer Elezaj, Cufë Kurtuaj dhe çdo ushtar pjesëmarrës dhe vullnetar nga fshatrat përreth ishin morali dhe krenaria e Betejës së Loxhës.
Komandanti Tahir Zemaj, mbetet figurë emblematike e Betejës së Loxhës, si urdhërdhënës për intervenimin e njësitit operativ të UÇK-së nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes (MMRK) në fazën e parë dhe fillestare.
Pastaj ndodhi zbarkimi i komandantit Zemaj me pjesën e mbetur të ushtarëve në Isniq, njohja me situatën dhe raportimi nga komandanti i njësitit intervenues Nazif Ramabaja, me këtë udhëheqja kalon në kompetenca të komandantit Zemaj, faza e dytë, pastrimi i terrenit dhe faza e tretë dorëzimi i fshatit Loxhë në përgjegjësinë e shtabit lokal.
“Bota sot”: A iu dha jehona e merituar pas lufte Betejës së Loxhës apo sikur pati një tendencë heshtjeje? Çfarë nuk u tha për atë Betejë deri më sot?
Nazif Ramabaja: Pas lufte ka pasur tendenca të lloj-llojshme për ta përshkruar Betejën e Loxhës, nga akterë të ndryshëm, të cilët s´ishin pjesëmarrës të saj, por që kishin shtrembëruar rrjedhat e Betejës, duke shkuar aq larg sa që disa që ishim protagonistë kryesor të Betejës nën udhëheqjen e të cilëve u zhvillua Beteja e Logjës, jo paqëllim u margjinalizua, duke lansuar një propagandë “Sa që komandanti Zemaj s´kishte marrë pjesë në atë Betejë”, gjoja se dikush tjetër, nga Gllogjani i Deçanit e kishte udhëhequr...!
Një proverb popullore thotë se koha shëron plagët dhe pas njëzet viteve Ramush Haradinaj, e pranon një të vërtetë të hidhur, për të e lavdishme për ne pjesëmarrësit në atë Betejë, se Tahir Zemaj ka qenë pjesëmarrës i Betejës.
Shtrohet pyetja vallë është dashur të kalojnë njëzet vite për t`iu kundërvënë një propagande të tillë dhe për t’u treguar një të vërtetë për të cilën Loxhjanët dhe fshatrat përreth e kanë ditur që nga 6 korriku i vitit 1998.
Për Betejën e Loxhës është thënë shumë, por duhet lexuar ndërmjet rreshtave se nga cili këndvështrim dhe çfarë dhe nga kush është thënë, për ta kuptuar dhe vlerësuar njëherë e mirë këtë ngjarje historike.
Deri më sot pak historianë, e kanë studiuar dhe elaboruar këtë Betejë, gjë që u mbetet detyrë primare për ta ndriçuar në bazë të argumenteve, fakteve duke hulumtuar arkiva e sidomos libra dhe shkrime autoriale nga protagonistët e Betejës së Loxhës dhe jo vetëm këta, për t’i dhënë fund spekulimeve tendencioze. Historia nuk duhet të përshkruhet, por të shkruhet në bazë të fakteve, heshtja nuk ju bën nderë të rënëve të cilët duhet ti respektojmë. Por as shtrembërimi i ngjarjeve historike si bënë mirë vendit sepse çdo përsëritje e gabimeve dhe harresës ka mundësi që ato të përsëriten dhe kjo kishte me qenë fatale për popullatën dhe vendin tonë.
S´është thënë asnjëherë dhe ka mbetur enigmë çështja, se si u gjet në shtëpinë e Vujoviçëve, Shaqir Shala vet i dyti, gjatë luftimeve dhe operacioneve luftarake. Kur u vra Enver Alaj në korridor të shtëpisë ata ishim brenda duke biseduar me kënd? Kush e kishte dërguar Shaqir Shalën për bisedime me armikun? Pse dhe çfarë misioni kishte ai...? A bëhej fjalë për një marrëveshje për mos sulmim reciprok apo diçka tjetër....!
Komandanti i Bashkësisë Lokale, Shaban Shala duhet të jep përgjigje në këto pyetje: të tregojë një të vërtetë të hidhur, se a ishte edhe ai vet në mëngjesin e hershëm të 6 korrikut në shtëpinë e Vujoviqëve, pse s’u pa kurrë gjatë tërë ditës derisa erdhi komandanti Zemaj në Loxhë, të cilin ma prezantoi, ‘zotëri Ramabaja ky është Shaban Shala, komandant i shtabit të Loxhës’.
Në pyetjen time ku je Shaban, deri më tani që s’më je lajmëruar, përgjigja ishte: “komandant s’kam dashtë me t’u përzie në komandim”.