Ivan Gusiq është një bashkëpunëtor kërkimor në Programin e Politikës dhe Sigurisë në Institutin Suedez të Çështjeve Ndërkombëtare. Në një intervistë dhënë në televizionin publik suedez, ai flet për takimin e 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gusiq nga Universiteti Upsla, shprehet skeptik se marrëveshje e mundshme mund të sjell rezultate. Ai madje thotë se nga kjo marrëveshje nuk pritet “asgjë”.
SVT: Tani palët kanë ra në ujdi për një marrëveshje dhe asgjë nuk është nënshkruar. Mosbesimi ndaj njëri-tjetrit është i madh andaj shtrohet pyetja se çka mundet të përmbaj kjo marrëveshje, nëse arrihet?
Gusiq: Përgjigja është e thjeshtë: Asgjë. Nga arsyeja e thjeshtë sepse njërën anë kemi të dy palët, Serbia edhe Kosova që nuk janë të interesuar të bëjnë kompromise. E anën e tjetër kemi ndërmjetësin, BE edhe Borelli, nëse më lejohet të jam i sinqertë, që nuk e kanë idenë se me çka po merren edhe pse po e bëjnë. E kjo mund të përfundojë në një marrëveshje të brishtë, shumë abstrakte dhe fragmentuese në vend se të jetë konkrete dhe përmbushëse. Andaj do të jetë e vështirë të realizohet dhe asnjëra palë, edhe nëse merren vesh, nuk do të jetë e interesuar të përmbush të gjitha kushtet e marrëveshjes. Ata do t´i zbatojnë vetëm ato që iu përshtaten. Njëra palë do t´i zbatojë ato që i pëlqen edhe pala tjetër do të bëj të njëjtën, e këto nuk përputhen.
SVT: Dhe në fund pse po mundohen të gjejnë zgjidhjen, përse po mundohet BE?
Gusiq: Nëse më lejohet të jem i sjellshëm, sepse BE-së, nën hije e luftës së Ukrainës, i ra ndërmend që kanë një konflikt ngjashëm në Evropën e tyre. Serbia, komshiu i fortë i Kosovës, nuk e pranon pavarësinë dhe ka një rrezik të vogël për nxitje të luftës. Andaj BE mundohet, kështu si e sapozgjuar nga gjumi ta ul këtë rrezik.
SVT: Ky ishte versioni më i sjellshëm.
Gusiq: Nëse jam pak më i ashpër e cinik, kjo është një rezyme e mirë për Borellin (Shefi i BE-së për politikë dhe siguri) personalisht e do të dukej mirë në CV-në e tij që ia arriti ta përfundoj marrëveshjen. Na duhet ta mbajmë në mend që ai (Borrelli) është personi i tretë, i rangut më të lartë i BE-së, që po mundohet t´ ia arrij një marrëveshje. E ky s´do të jetë as i pari e as dyti bile as i treti. Ne kemi përfunduar së numëruari në kohën e fundit.
SVT: Por konflikti ka zgjatur një kohë të gjatë. Pse është kaq e vështirë ta gjejnë një zgjidhje?
Gusiq: Sepse të dy palët apo më mirë të themi të dy udhëheqësit e vendeve kanë në diametër interesa të ndryshme. Serbia e sheh Kosovën si vendin i tyre edhe po mundohet ta eliminojë, aq sa mundet, pavarësinë e Kosovës nëpërmes serbëve që jetojnë në Kosovë. Në anën tjetër Kosova e sheh vetën si shtet i pavarur dhe po mundohet t´ia ul armiqësinë edhe mundësin e ndikimit në çështjet e brendshme shtetërore. Edhe ky është problemi kryesor: sa herë Kosova përparon e dëshmon vetveten do të jetë problem për Serbinë edhe e kundërta. Andaj nuk do të ndodhë asgjë.
SVT: Sa është e ngjashme që rreziku eskalon e mund të përfundoj në luftë?
Gusiq: Që eskalon në një konflikt me armë edhe ka gjuajtje aty-këtu kjo është e mundshme, e vockël por e mundshme. Por që përfundon në një luftë e armatosur është e pamundshme edhe e pa e imagjinuar. Kosova nuk ka ushtri të veten por ka KFOR-in, trupat e NATO-s që e mbrojnë kufirin. Po të nis lufta mes Kosovës edhe Serbisë atëherë do të jetë një luftë mes Serbisë e NATO-s.
SVT: E kjo nuk do të ishte e mundshme sipas jush?
Gusiq: Jo pra?
SVT: Çfarë do të duhej ndryshuar për t´ia arritur këtij qëllimi. Çka mund të bëjmë për t´u afruar më afër zgjidhjes së konfliktit?
Gusiq: Nëse fillojmë nga poshtë e lartë e t´i lejojmë njerëzit e thjeshtë të jetojnë jetën e tyre, unë besoj se shumëçka mund të ndodhte. Unë e kam ndjekur një kohë të gjatë edhe shoh një përparim të dukshëm nëpërmes grupeve etnike. Por, këto po bëhen gjithë kohës nga palët e jashtme sepse i shfrytëzojnë qytetarët si ushtarët e shahut në politiken e tyre.
SVT: Andaj do të duhej politikan të rinj, nëse bën të bëhet një përmbledhje?
Gusiq: Po duhen, mbi të gjithash politikan progresiv. Ne duhet ta mbajmë në mend që Vuçiq, që shpesh herë e lavdërojnë si demokrat, ishte ministër i një partie të djathtë ekstreme të Millosheviqit gjatë luftës. Serbia ende nuk është përballur me luftën e saj të përgjakshme të viteve të fundit.
SVT: Edhe Kurti ishte aktiv?
Gusiq: Edhe Kurti ishte, por ai nuk e ka aspak emrin e njollosur ose namin e keq si kundërshtari i tij. Por, është një aktivist e udhëheqës i protestave, andaj është më pak i dhënë ndaj kompromiseve.