Flet nënkryetarja e PDK-së, shprehet e bindur për fitore në zgjedhje – zbulon nëse ka përafrime me LVV!

Intervista

Flet nënkryetarja e PDK-së, shprehet e bindur për fitore në zgjedhje – zbulon nëse ka përafrime me LVV!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 17 qershor 2024 Në ora: 11:57
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj.

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj.

Ajo ka prekur ngjarjet e fundit në vend duke u shprehur mjaftë kritikuese për qeverisjen e vendit.

Sipas saj, situata në vend është më e rënda dhe duke përfshirë këtu edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ahmetaj e cilëson politikën e jashtme të vendit në kolaps.

Ndërsa e pyetur për zgjedhjet e radhës, ajo shprehet e vendosur për fitore duke theksuar që nuk ka përafrime me asnjë parti politike, as me LVV siç u aludua.

Image
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj.

“PDK është duke e draftuar Programin e saj qeverisës, i cili do të jetë zgjidhje e problemeve të qytetarëve”, u shpreh nënkryetarja.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e shihni situatën politike në vend?

Mimoza Ahmetaj: Situata politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë është më e rënda që nga shpallja e pavarësisë.

Gazeta “Bota sot”: Procesi i anëtarësimit në KiE ka qenë dhe po vazhdon të jetë një temë mjaftë e rëndësishme për Kosovën. Si e keni parë ju këto zhvillime?

Mimoza Ahmetaj: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE ka dështuar atëherë kur ne kemi arritë në fazën finale. Tani për tani mbetet i pezulluar derisa ne e kemi këtë Qeveri.

Gazeta “Bota sot”: A po punohet mjaftueshëm për anëtarësim në organizata ndërkombëtare?

Mimoza Ahmetaj: Në të vërtetë politika e jashtme e Kosovës është në kolaps total dhe asgjë nuk ka avancuar në këto vitet e fundit as me njohje dhe as me anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Gazeta “Bota sot”: Një temë e rëndësishme dhe mjaftë e diskutuar është edhe Asociacioni. Një darft – statutë për Asocicion është në përgatitje. A do të jetë i pranushëm për ndërkombëtarët?

Mimoza Ahmetaj: Në të vërtetë janë disa draft statute, nëse nuk gabohem pesë, të cilat BE i ka dërguar tek Qeveria jonë në Kosovë. Por zërat nga qeveria nuk janë në sinkron se cilin version e pranojnë apo shpesh për të njejtin version ka qëndrime të ndryshme.

Gazeta “Bota sot”: Zgjedhjet e radhës nuk janë larg të ndodhin. Ka pasur zëra që një përafrim mes PDK dhe LVV ka ndodhur. Si qëndron kjo situatë?

Mimoza Ahmetaj: PDK është e vendosur që ta ndërpres këtë qeverisje që e ka degjeneruar situatën në Kosovë, prandaj edhe jemi deklaruar pro zgjedhjeve dhe ne e kemi kandidatin tonë për Kyeminister, z.Hamza. Nuk ka përafrime me asnjë parti.

Gazeta “Bota sot”: Duke qenë tek zgjedhjet, cilat janë disa nga ndryshimet që PDK do t’i bëj nëse arrinë të del fitimtare?

Mimoza Ahmetaj: PDK është duke e draftuar Programin e saj qeverisës, i cili do të jetë zgjidhje e problemeve ekonomike, sociale dhe do të ofron mirëqenie sociale dhe ngritje të pagave për qytetarin e vendit.

Gazeta “Bota sot”: Për fund, cili mendon se do të jetë epilogu për dialogun Kosovë – Serbi? A është afër një marrëveshje përfundimtare?

Mimoza Ahmetaj: Në këtë pyetje do te ishte mirë të përgjigjet Qeveria e Kosovës e cila është përgjegjëse për këtë proces tani për tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat