Në një intervistë për “Bota sot”, për situatën politike ka folur ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.
Ai për punën e Qeverisë Kurti, ka thënë se është vetëm vazhdimësi e qeverive të pasluftës, duke thënë se nuk ka asnjë të arritur në asnjë sektor.
Për politikën e jashtme, Arifi thotë se Kosova ka politikë të jashtme tërësisht të dështuar.
Kurse, për dialogun Kosovë-Serbi thotë se nuk ka shpresa për një marrëveshje gjithpërfshirëse.
Derisa, për dështimin e mundësisë për shkuarjen në zgjedhje, ai thotë se mirë u bë që dështoi, edhe i vetmi person që mund ta dëgroj vendin në zgjedhje është Albin Kurti, ose të jap dorëheqje.
Intervsita e plotë:
“Bota sot”: Qeveria Kurti është në vitin e fundit qeverisës, si e shihni punën e saj?
Avni Arifi: Qeveria Kurti ka ardhë si rezultatë i kërkesës së popullit pas një periudhe tepër të ngadalshme të një tranzicioni të vështirë dhe zhvillimit të ngadalshëm qoftë ekonomik çdo fushe tjetër e jetës. Është pritë se do të ndryshoj gjithëçka që nga dialogu, ekonomia, lufta kundër korrupcionit, zhvillimi në Arsim , shëndetësi etj
Pas tri vitesh lirisht mund të themi se kjo Qeveri ishte një lloj vazhdimësie e qeverive të pasluftës por për dallim nga ato nuk shquhet për asnjë të arritur në asnjë fushë me tendence të qartë përkeqësimi në disa sektore posaqërishtë ne raport me Bashkesine Nderkombetare
Kosova nuk patë Qeveri ndryshimi për të mirë fatkeqësisht.
“Bota sot”: Po, relacionin e Kurtit me ndërkombëtarët dhe a mendoni se BE po sillet njëanshëm në raport me Kosovën?
Avni Arifi: Ndërkombëtarët janë të njejtë. Janë po të njëjtit që ishin me 1999 dhe 2008. Duken më ndryshe sepse Kosova ka një Qeveri me ndryshe dhe dështimet e veta ja atribuon padrejtësive Europiane dhe mbjell një frymë antieuropiane tek qytetarët e Kosovës. Kosova ka politikë të jashtme tërësisht të dështuar.
“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për përgjimin e deputetes Kusari-Lila me Listën Serbe?
Avni Arifi: Nuk kemi të bëjmë me një deputet por kemi të bëjmë me një politikë që udhëhiqet nga Kurti e e cila tinëz opinionit publik ka zhvilluar raporte me personin që ndjeket nga Kosova për vrasje dhe është në listen e zezë të ShBA. Ata në këtë raport si duket u zurën dhe tash fajësojnë ata që i zbuluan e jo vehten që zhvilluan raporte me të Radojcici është shprehje e moralit politik të VV.
“Bota sot”: Çfarë po ndodh me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?
Avni Arifi: Nuk ka shpresa për një marrëveshje gjithpërfshirëse. Kurti kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare për njohje reciproke me politikat e tij e ka zhduk nga diskursi. Askush më në BE nuk beson në njohjen reciproke dhe fokusi është tek marrëveshjet parciale dhe kjo nuk është në interes të Kosovës
“Bota sot”: Asociacioni po mbetet temë diskutimi, si duhet të përfundojë kjo çështje?
Avni Arifi: Asociacionin Kurti e ka trashëguar por përmbajtja e tij është përgjegjësi e Kurtit. Hezitimi i Kurtit që të i përgjigjet kërkesës së SHBA për një draft të Kosovës e ka dëmtuar rëndë Kosovën dhe mund të kemi pasoja afatëgjate sepse tash kemi në tavolinë një draft statut tëLajcakut i cili ka shumë aspekte shqetësuese. E keqja është se është vështirë të besohet se do të kemi një draft më të mirë ndojherë. Deri tash Kurti përveç që e ka pranu asociacionin asgjë ska bërë për ta implementuar atë. Kësisoj për çdo vonesë ai veq po ja trashë obligimet Kosovës.
“Bota sot”: Si e patë ‘marrëveshjen’ Kurti-Krasniqi për zgjedhje të parakohshme, e që LDK e AAK nuk pranuan?
Avni Arifi: Është mirë që nuk prodhoj asgjë. Nuk duhet të ketë shpërbërje të Kuvendit sepse nuk kemi krizë parlamentare. Kurti është i vetmi person që mund ta dërgoj vendin në zgjedhje. Nëse mendon që me të vërtetë politikat e tij kanë dështuar dhe duhet të shkojmë në zgjedhje le të jep dorëheqje dhe shkojmë në zgjedhje përndryshje shpërbërja e kuvendit nga opozita bashkë me Kurtin do të ishte një lloj evaluimi pozitiv i punës së tij.
“Bota sot”: Sipas gjitha gjasave zgjedhjet do të mbahen vitin që vjen, cili është parashikimi juaj për fituesin?
Avni Arifi: Uroj që popullit të i largohet mjegulla e tri viteve të fundit dhe të shoh drejt. Ky konstalacion qeverisës asnjë të mirë s’do t’ia sjellë Kosovës.