Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko njihet si një nga mbështetësit e shtetit tonë.
Ai tash e një kohë po angazhohet që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për “Bota sot”, Goncharenko ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, raportet me Serbinë dhe ndikimin rus në Ballkan.
Si fillim, deputeti ukrainas tregoi se çka e shtyn atë të lobojë dhe mbështesë Kosovën, derisa theksoi se i kupton shqetësimet tona nga kërcënimet e Serbisë.
Sa i përket njohjes së Ukrainës, ai shpreson se kjo zgjidhje të zgjidhet sa më shpejtë.
Krahas kësaj, Goncharenko foli mbi ngjashmëritë e ngjarjeve në Kosovë e Ukrainë, si dhe synimet për anëtarësim në NATO.
Ndër të tjera, natyrisht përmendi edhe ndikimin rus në Ballkan, si dhe provokimet serbe ndaj Kosovës.
Intervista e plotë
Gazeta “Bota sot”: Ju jeni një mbështetës i fortë i Kosovës dhe lobues për njohjen e saj në parlamentin ukrainas. Çfarë ju ka shtyrë drejt një qëndrimi të tillë?
Oleksiy Goncharenko: Mbështetja ime e fortë për Kosovën dhe lobimi im për njohjen e saj në parlamentin e Ukrainës dhe APKE-në buron nga mirëkuptimi im i thellë i shqetësimeve tuaja. Si Ukraina, ashtu edhe Kosova janë përballur me kërcënime nga fqinjët agresivë. Kështu që e kam të pamundur të qëndroj mënjanë.
Gazeta “Bota sot”: Pse ende Ukraina nuk ka marrë ende një vendim lidhur me njohjen e Kosovës?
Oleksiy Goncharenko: Unë kam folur për nevojën e njohjes së Kosovës për një kohë të gjatë dhe jam përpjekur të bind kolegët e mi në parlamentin ukrainas. Shpresoj se do ta zgjidhim këtë çështje në të ardhmen e afërt.
Gazeta “Bota sot”: Z. Gocharenko, ashtu si Ukraina edhe Kosova po po shpreson t’i bashkohet NATO dhe BE, në mënyrë që të ketë garancitë e nevojshme, e kërcënuar nga fqinjët agresive, pas luftës ruse në Ukrainë. Ai shihni ngjashmëri mes dy rasteve? Dhe a mendoni ju se NATO dhe Europa do t’ia hapin dyert dy vendeve…?
Oleksiy Goncharenko: Ka, natyrisht, ngjashmëri të dukshme midis Ukrainës dhe Kosovës, veçanërisht në aspiratat e tyre për t'u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, si një mjet për të mbrojtur sovranitetin e tyre nga fqinjët agresivë. Secili prej nesh ka të drejtë të bashkohet ku të dojë.
Gazeta “Bota sot”: Serbia po bëhet gjithmonë e më e afërt me Rusinë dhe Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia. Mendoni se Rusia mund të ketë interes në shkaktimin një lufte këtu në Ballkan?
Oleksiy Goncharenko: Ndikimi i Rusisë në Serbi dhe interesat e saj më të gjera strategjike në Ballkan mund të çojnë vërtet në rritjen e tensionit ose konfliktit në rajon. Moska mund ta shohë paqëndrueshmërinë në Ballkan si një mënyrë për të shpërqendruar dhe ndarë vëmendjen dhe burimet perëndimore.
Gazeta “Bota sot”: Si i keni parë negociatat Kosovë-Serbi në këtë fazë të ndjeshme dhe me provokime të vazhdueshme nga pala serbe?
Oleksiy Goncharenko: Negociatat Kosovë-Serbi janë në një fazë kritike. Provokimet e vazhdueshme nga pala serbe po pengojnë progresin. Por shpresoj se me ndërmjetësimin e Perëndimit do të gjendet një zgjidhje dhe më në fund populli i Kosovës do të jetojë në paqe.