Publicisti Milaim Nela në një intervistë për “Bota sot” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Së pari, ai vlerësoi se situatë në Kosovë në në rajonin e Ballkanit ka një qetësi fallco, ku veri i vendit është një nga tëmat kryesore që përshinë edhe ndërkombëtarët.
Krahas kësaj, publicisti komentoi edhe vendimet e fundit të qeverisë Kurti, siç jaën mbyllja e postave të Serbisë në veri dhe hapjen e urës së Ibrit, të cilat i mbështëti fuqishëm.
Nela përmendi edhe presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës dhe propaganda e vazhdueshme të Serbisë.
Ai u tregua i ashpër me qasjen e ndërkombëtarëve ndaj shtëtit dhe qeverisë tonë, pasi sipas tij me veprimet e tyre vetëm sa po e ndihmojnë Serbinë dhe politikat e saj fashist.
Në këtë pikë, komentoi edhe masat sanksionuese të vendosura ndaj Kosovës
Ndër të tjera, Nela kishtë disa kritika edhe për opzitën dhe rolin e tyre në skenën politike.
Intervista e plotë
Gazeta “Bota sot”: Zotëri Nela, si e komentoni situatën politike në vend?
Milaim Nela: Pavarësisht se është kohë pushimesh verore situata në Kosovë e rajon duket se ka një qetësi fallco do thoja unë.
Temë e ditës vazhdon të ngelet veriu i Kosovës ku presioni i Serbisë si direkt përmes bandave politike dhe jo politike ashtu edhe përmes faktorit ndërkombëtar për fat të keq vazhdon. Po ashtu jemi thuajse në prag të fushatës zgjedhore që duket se nuk janë larg.
Gazeta “Bota sot”: Bashkësia ndërkombëtare edhe një herë reagoi kundër, siç tha, veprimeve të pakoordinuara dhe të njëanshme të autoritëtëve të Kosovës kur është fjala për veriun e vendit. Të fundit janë mbyllja e zyrave të Postës së Serbisë dhe vendimi për hapejn e urës së Ibrit. Si i shihni ju këto reagime?
Milaim Nela: Janë dy çështje që pavarësisht se lidhen me veriun e Kosovës duhet të kenë qasje paksa të ndryshme.
E kam mbështetur plotësisht vendimin e qeverisë se Kosovës si për dinarin ashtu edhe për mbylljen e postave të Serbisë. Kjo jo vetëm se po pret pak nga pak fijet e kontrollit të Serbisë e Vuçiçit në Kosovë por ndikon në integrimin e asaj pjese të margjinalizuar e të përdorur keqas nga Beogradi Zyrtar.
Mbyllja e postave të Serbisë është një hap tjetër i ç'integrimit të sistëmit serb në atë pjesë të Kosovës dhe është tërësisht në tagrin e qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë. Deri tani më duhet ta them se pavarësisht se fort të kontestuara ndërhyrjet e qeverisë se Kosovës në veri kanë rezultuar të suksesshme.
Propaganda dhe makinëria diplomatike serbe nga ana tjetër ka arritur të shesë në opinion idenë se veriu i Kosovës nuk është pjesê integrale e Kosovës dhe kjo e fundit nuk ka sovranitët mbi të.
Çështja e Urës se Ibrit është pak më e komplikuar. Në kemi një marrëveshje të arritur në Bruksel në vitin 2016 që parashikonte hapjen e urës dhe kjo asokohe dukej se do ishtë shumë afër. Por këtë duket e ndryshoi dalja në skenë e marrëveshjes tashmë të ngelur në tentative për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Hapja e Urës shkontë kundër kësaj marrëveshjeje e kjo është arsyeja që ura ngelet e mbyllur sot e kësaj ditë.
Ura e Ibrit është simbolikë për serbët duke krijuar edhe efektin psilologjik të ndarjes së veriut.
Ura duhet të hapet sepse edhe sikur të mos isha shqiptar por fjala vjen filipinas nuk gjej dot argument kundër hapjes se urës. Sidoqoftë pavarësisht se qeveria e Kosovës është në të drejtën e saj në rihapjen e Urës së Ibrit duhet të tregojë kujdes të mos bjerë në ndonjë kurth të ngritur nga Serbia dhe Vuçiçi.
Per fat të keq faktori ndërkombëtar duket se në këto momentë pasigurie të zhvillimeve ndërkombëtare dhe sidomos në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara e nuk do kokëçarje në këtë pjesë të Ballkanit. Nuk e përjashtoj mundësinë që draft-marrëveshja e korrigjimit të kufijve të ringjallet sërish. Këtë na e thotë indirekt edhe Baton Haxhiu të cilin unë e quaj zëdhënës (jo zyrtar) të Ramës dhe Vuçiçit.
Gazeta “Bota sot”: A po thellohet çarja mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, meqenëse nuk është hera e parë që ndërkombëtarët po reagojnë në mënyrë të tillë?
Milaim Nela: Ajo që mund ta themi me siguri është që kemi njē faktor ndërkombëtar krejt të ndryshëm të paktën që nga shpallja e pavarësisë se Kosovës.
Periudha Obama ndoshta ishte periudha me e keqe për sa i takon Kosovës që nga çlirimi ku patëm një mungesë thuajse totale të vëmendjes amerikanë ndaj Kosovës. Në atë kohë u bënë marrëveshje me Serbinë përmes Brukselit pasojat e të cilave po i vuajmë edhe sot. I ashtquajturi dialog nga teknik sot është thuajse i pastër politik dhe gati po vë në diskutim edhe pavarësinë e arritur me aq mund në vitin 2008.
Ndërkombëtarët për kohë të gjatë janë sjellë me politikanët e Kosovës si agai me çirakun dhe duke qenë se kemi patur një elitë të korruputuar e në masë të madhe të shantazhuar keq qasja ka qenë per fat të keq "yes man" për çdo gjë që kanë kërkuar ndërkombëtarët.
Kjo ndryshoi katërcipërisht me ardhjen e Albin Kurtit që pavarësisht disa gabimeve të këtij të fundit qasja me të cilën ishin mësuar ndërkombëtarët thjesht nuk ka funksionuar. Kjo ka dhënë përshtypjen e gabuar në publik se Kurti nuk i dëgjon ndërkombëtarët apo se është konfliktual.
Për mua qëndrimi i Kurtit e deri diku edhe i Presidentes Osmani i ka rikthyer dinjitetin politikës kosovare në raport me ndërkombëtarët.
Për të ardhur tek përgjigjia e pyetjes tuaj ndërkombëtarët mua më duket se kanë humbur busullën në Ballkan. Nga njëra anë duke favorizuar një politikë jo vetëm antishqiptare por thellësisht pro-ruse e anti perëndimore.
Unë shpresoj që faktori ndërkombëtar të reflektojë sepse me këto qëndrime absurde vetëm se po ushqen fashizmin serb në Beograd dhe iluzionin e Serbisë se mund të bëhet epiqendra e Ballkanit Perëndimor. Ajo që e ka ushqyer këtë iluzion të Serbisë është edhe mbështetja e elitave pro-serbe në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut pasi Shqipëria Zyrtare ndjek politika pro Serbe e për fat të keq kundër Kosovës që nga viti 2013!
Gazeta “Bota sot”: Njëjtë kanë reaguar edhe partitë opozitare, duke mbështëtur ndërkombëtarët. Si e vlerësoni këtë, a do duhej të kishte unitët politik dhe mbështetje të qeverisë kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme, siç është shtrirja e sovranitëtit në veri?
Milaim Nela: Ajo që më ka bërë përshtypje dhe vazhdon të më lë një shije të keqe është mosreflektimi i partive të opozitës në Kosovë të cilat nuk kanë kuptuar akoma se jargavitja ndaj burokratëve ndërkombëtarë nuk të jep as poena politike e as nuk të sjell në pushtët. Me duhet ta them se këta për 5 vjet nuk kanë mësuar asgjë nga gabimet e se kaluarës. Do të doja të ishte ndryshe e përballë Kurtit të kishim një opozitë reale e në funksion të forcimit të shtëtësisë së Kosovës.
E theksoj se për sa i përket interesit nacional qeveria dhe opozita duhet të ishin dhe të jenë në të njëjtën linjë dhe qëndrim. Të kërkojnë hapjen e urës sepse ajo është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit.
Të mbështësin qeverinë në vendimet e saj për integrimin e veriut sepse nga ato vendime nuk fiton qeveria, por fiton Kosova fitojnë edhe ata mbështetje në popull
Gazeta “Bota sot”: Nga ana tjetër, edhe pse Bashkimi Evropian i ka vënë sanksione Kosovës, SHBA-ja, pos me deklarata, nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim sanksionues, a mund të pritet diçka që mund të vendosë SHBA-ja në këtë drejtim?
Milaim Nela: Të paktën deri sa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk shoh zhvillime të rëndësishme.
Roli i Bashkimit Europian për të mos thënë ka qenë krejt anëmik ka qenë thellësisht i njeanshëm e pro Serbisë. E kam thënë edhe në të shkuaren që qenia e të dy nëgociatorëve Borrel dhe Lajçak nga dy vende që nuk e kanë njohur Kosovën ka qenë nje handikap i madh për Kosovën.
Shpresoj që kjo të ndryshojë nga janari i vitit të ardhshëm.
Edhe zgjatja e mandatit të Lajçak ishtë shumë negativ për Kosovën.
Sa i takon SHBA-së siç e ceka më sipër nuk do ketë përfshirje të rëndësishme duke qenë se ata po merren aktualisht me dy vatra tejet volatile siç janë lufta në Ukrainë dhe dalja potëncialisht jashtë kontrollit e konfliktit Izrael-Palestinë e sidomos hapja e një luftë të madhe rajonale në lindjen e mesme ku situata po ndryshon me orë jo me ditë!
Gazeta “Bota sot”: Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, ka kohë që nuk ka takime mes liderëve të të dyja palëve. Çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin BE dhe SHBA për të zhbllokuar këtë bllokadë? A ka gjasa të kemi marrëveshje brenda këtij viti?
Milaim Nela: Siç e thashë edhe më sipër deri në nëntor nuk do të shohim ndonjë ndryshim drastik.
Edhe Brukseli duket se po pret zgjedhjet në SHBA pasi qasja varet në varësi se kush i fitoj zgjedhjet e kjo do ndryshojë shumëçka.
Politika europianë duhet të ndryshojë totalisht formatin e dialogut duke kuptuar se favorizimi i Serbisë siç kanë bërë deri tani jo vetëm nuk do çojë drejt paqes në këtë pjesë të kontinentit por duke ushqyer orekset e Serbise për zgjerim dhe hegjemoni mund ta çojë Ballkanin në një luftë të re. Sot këtë e kupton vetëm Britania e Madhe por jo burokracia e Brukselit.
Për marrëveshje as nuk bëhet fjalë.
Gazeta “Bota sot”: Për fund, si pritët të ndikojnë zgjedhjet parlamentare të SHBA-së për Kosovën dhe çfarë pritët të ndodhë nëse Trump rikthehet në pushtët?
Milaim Nela: Shumëçka do varet nga rezultati i zgjedhjeve në Amerike.
Nëse do kemi nje administratë Trump do të duhet të kemi një qasje krejt të re ndaj Kosovës për të shpresuar në zhvillime pozitive pasi në administratën Trump 1 ashtu si pararendësi i tij kishim një mungesë totale të vëmendjes ndaj Kosovës dhe mbi të gjitha nje mungesë njohjeje të problematikes shqiptare e kjo u pa dhe u reflektua edhe në tësktin e draft marrëveshjes së shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Nëse do kemi nja vazhdimësi të administratës aktuale të demokratëve sërish do të shikonim një politikë Amerikanë të ndikuar fort nga Fondacioni për Shoqëria të Hapur i George dhe Aleks Soros. Në e kemi parë hijen e këtij të fundit sa në Beograd, Tiranë apo Prishtinë dhe ndikimi i tij për mua ka qenë tejet negativ për faktorin shqiptar të cilin e ka dobësuar jashtë mase.
Ajo që unë do të dëshiroja nga politika shqiptare veçanërisht në Kosovë që të mos presim çfarë do të ndodhë në Bruksel apo Uashington por duhet t’i rikthehemi fuqishëm lobimit në institucionët Amerikanë e Europianë me të njëjtin intensitët siç bëmë në vitët 80të e 90të të shekullit të kaluar sepse pavarësisht se Kosova e ka fituar lirinë shtëtësia e saj nuk është definuar plotësisht e çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur.
Në nuk guxojmë ta marrim përkrahjen amerikanë të mirëqenë sepse gjeopolitika dhe interesat e fuqive të mëdha janë në lëvizje dinamike të vazhdueshme e në nuk duhet të kapemi gafil e të papërgatitur sepse jemi komb i vogël.