Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti 2, e dështuar dhe e korruptuar, nën koordinimin e Radoiçiqit

Intervista

Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti 2, e dështuar dhe e korruptuar, nën koordinimin e Radoiçiqit

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 tetor 2024 Në ora: 17:02
Bekim Haxhiu

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, rreth zhvillimeve të fundit në vend ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Haxhiu e konsideron si të dështuar mandatin e Qeverisë Kurti 2, duke thënë se kjo qeveri nuk realizoi asnjë premtim. 

Për deputetin e PDK-së, vendimi i Kurtit për heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe është i dëmshëm dhe që shkakton humbje të mëdha, të miliona eurove.

Deputeti pati kritika për Qeverinë edhe sa i përket ushqimit të FSK-së.

Ndërsa, lidhur me përgjimet e publikuara së fundit, Haxhiu tha se nuk ka asnjë dilemë se “Albin Kurti e Vjosa Osmani përmes Mimoza Kusarit e Behgjet Pacollit janë koordinuar me krye-terroristin Radoiçiq për vendimmarrjen në institucionet e Kosovës.

Image
Bekim Haxhiu

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e keni parë dhe vlerësuar këtë mandat të Qeverisë Kurti 2? 

Bekim Haxhiu: Qeverisje e korruptuar dhe e dështuar pa asnjë premtim të realizuar.

Gazeta “Bota sot”: Kryeministri Kurti së fundmi ka hequr masën e sigurisë që e kishte vendosur ndaj mallrave serbe. Si e keni parë ju këtë vendim? 

Bekim Haxhiu: Për shkak të popullizmave të Kurtit , Kosova gjendet nën sanksione dhe Kurti në fund tërhiqet nga vendimi i masës së sigurisë për mallrat serbe, ndërsa pasojat i mbesin Kosovës miliona euro humbje nga fondet e BE. 

Gazeta “Bota sot”: Ju si opozitë këto ditë keni qenë shumë kritikuese rreth çështjes së ushqimit për ushtrinë e Kosovës. Çfarë veprimesh duhet të marr Qeveria për të dalë nga kjo situatë?

Bekim Haxhiu: Ne do të dëshironim të diskutonim për sukseset e FSK, por kritika u imponua se qeveritarët e korruptuar futen duart e hajnisë edhe në bukën e ushtrisë. 

Gazeta “Bota sot”: Kryeministri Kurti para disa dite ka bërë publike pamje nga lëvizja ushtrisë së Serbisë në kufi. A mendoni që po përgatit Serbia ndonjë skenar për sulm të ngjashëm si ai Banjskës? 

Bekim Haxhiu: Prej përfundimit të luftës Serbia çdo herë ka provokuar dhe kjo nuk përbën ndonjë ris. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të punojmë fort për anëtarësim të Kosovës në NATO, vetëm atëhere Kosova do të jetë e sigurt për tu përballur me armiqtë e saj. 

Gazeta “Bota sot”: Si PDK, Keni thirrur një seancë të jashtëzakonshme rreth përgjimeve të publikuara së fundi të zyrtarëve të LVV-së dhe atyre të Qeverisë, cili është komenti juaj për këto zhvillime? 

Bekim Haxhiu: Tani më nuk ka asnjë dilemë se Albin Kurti e Vjosa Osmani përmes Mimoza Kusarit e Behgjet Pacollit janë koordinuar me kryeterroristin Radoiçiq për vendim marrjen në institucionet e Kosovës. Kur Radoiçiq vendos për votën për presidente, për votën për gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, për votën për ligjet që miraton Kuvendi për të eliminuar veteranët e UÇK-s nga paga minimale, atëherë për çështje të Kosovës po vendos Vuçiqi dhe Serbia dhe në Kosovë kemi qeveri kuislinge me Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat