Deputetja nga LVV flet për zhvillimet e fundit në vend – përmend ndikimin e Trump-it në Kosovë – ka këtë porosi për qytetarët!

Intervista

Deputetja nga LVV flet për zhvillimet e fundit në vend – përmend ndikimin e Trump-it në Kosovë – ka këtë porosi për qytetarët!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 16 nëntor 2024 Në ora: 08:04
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku në një intervistë për “Bota sot”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ajo ka përmendur disa nga të arriturat e qeverisë Kurti 2 gjatë qeverisjes së saj, duke filluar nga përballja e borxheve të trashëguara e deri tek shtimi i buxhetit i vendit.

“Qeveri e rekordeve, prandaj falënderim për qytetarët dhe vëllezërit në mërgatë që na mundësuan që të qeverisim me 50%”, u shpreh ndër tjera deputetja.

Më tutje, deputetja u pyet në lidhje me zgjedhjen e Trump president në SHBA dhe ndikimin që mund të ketë në Kosovë dhe ajo u shpreh se politika amerikane nuk lidhet me emra të përveçshëm, ne jemi projekt i tyre i suksesshëm.

Ndërsa, në fund për deputetja premton punë, disiplinë dhe llogaridhënie për taksat e tyre.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në vend?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Situata politike është e qetë, stabile dhe me parafushatë nga opozitarët.

Gazeta “Bota sot”: Pasi zgjedhjet janë afër, si e vlerësoni punën e Qeverise Kurti 2 në këtë mandat?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Qeveria Kurti 2 përballë shumë borxhëve të trashëguara: 103 milionë shpronësime, 112 milionë vendime gjyqësore me përmbarim, fillimi i rimbursimit të trustit, projekte keq të planifikuara qe 12 vite të pa buxhetuara me shumë mangësi, arriti me sukses të bëj investime kapitale 556 milionë në 2023 ( raporti ZKA-2023), këtë vit pritet rekord investimesh, përballja me pandemin e krizën energjetike, me NP buzë falimentimit, me një veri që u përballë me sulmin terroristë si asnjëherë më parë.

Ia dolëm me sukseses me një buxhet rekord 3.6 miliardë, politika të reja që kanë kosto financiare,me projekte të reja në shëndetësi (renovimi i klinikave), shtim çerdhesh, salla të edukimit fizik, rimbursim faturash të familjeve në nevojë, asistent për fëmijë me nevoja të veçanta, shtim buxheti dukshëm më të lartë për FSK, shtim të stafit shëndëtsor, 10 fishim të rezervës shtetërore, përkrahje të sportit të Xhudos, stadiume të zhbllokuara e të buxhetuara, përkrahje për artin e kulturën si asnjëherë më parë, 100 asete të trashëgimisë kulturore të shpëtuara, e zgjerim të gërmimëve në zona të ndryshme, blerja e ambasadave, NP ngadalë po rikuperohen nga humbjet, për herë të parë dokumentimin e krimëve të luftës e bëmë me ligj dhe shtim të stafit dhe dëmet u evidentuan edhe në regjistrimin e fundit të popullsisë, ndihmë 85 milionë për bizneset, hapje vende të reja të punës, subvencionim të pagave, adresimi i dhunës në familje, gjykata komerciale, u ndal referendumi, zgjedhjet,targat,u ndalë dinari, thjeshtë sovranitet edhe në praktikë.

Qeveri e rekordeve prandaj falënderim për qytetarët dhe vëllezërit në mërgatë që na mundësuan që të qeverisim me 50%.

Gazeta “Bota sot”: Cilat janë pritshmëritë e juaja nga këto zgjedhje? A mund të kemi ndonjë ‘befasi’ nga njëra parti e opozitës?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Vlerësimin do e bëjë qytetari dhe besojmë që vazhdojmë fuqishëm me Qeverinë Kurti 3.

Gazeta “Bota sot”: Si e patë zgjedhjen e Trump për president të SHBA, cili mendoni se do të jetë ndikimi i tij për Kosovën?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Politika amerikane nuk lidhet me emra të përveçshëm, ne jemi projekt i tyre i suksesshëm.

Gazeta “Bota sot”: A mendoni që dialogu Kosovë-Serbi do të ketë shumë shpejt marrëveshje finale?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Strukturat vendimmarëese në BE janë në konsolidim e sipër e poashtu edhe në Kosovë do ketë proces zgjedhor.

Gazeta “Bota sot”: Në fund, cili është programi që do të i ofroni qytetarëve me fitimin edhe të një mandati?

Mirlinda Tishukaj-Sadiku: Premtojmë përgjegjësi maksimale ndaj paras publike, disiplinë dhe përkushtim të madh çdo ditë ashtu siç e meriton qytetari.

Punë, disiplinë dhe llogaridhënie për taksat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat