Bekteshi: Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë partia më e votuar në zgjedhje

Intervista

Bekteshi: Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë partia më e votuar në zgjedhje

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 nëntor 2024 Në ora: 10:05
Linda Bekteshi dhe Lumir Abdixhiku

Në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Linda Bekteshi, ka folur për sfidat që i ofron politika në vend.

Ajo e sheh situatën aktuale politike të Kosovës në një “udhëkryq” dhe thekson se vendi ka nevojë për një lider që të rikthejë agjendën në Integrimet Europiane dhe Euroatlantike.

Bekteshi e cilëson inkuadrimin në politikë, dhe veçanërisht në LDK, jo si një privilegj, por si një përgjegjësi të madhe.

Ajo thekson se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e programit "Rruga e Re", i cili do të jetë në fokusin e saj gjatë mandatit të mundshëm.

Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bekteshi është optimiste, duke theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë partia më e votuar në këto zgjedhje.

Intervsita e plotë:

“Bota sot”: Si e shihni politikën në Kosovë?

Linda Bekteshi: Gjendja politike në vendin tonë ka bërë regres në shumë fusha.

Të merresh me politikë në Kosovë në këtë kohë, është shumë sfiduese, kjo për shkak që Kosova gjendet në një udhëkryq të madh.

Besoj, që me shumë së kurrë ka nevojë Kosova për një unitet dhe Lider që e rikthen agjendën në Integrime Evropiane dhe Euroatlantike.

Për çudi në këtë kohë jemi edhe në sanksione nga BE, është më se e domosdoshme rikthimi i miqësisë së ngrirë  me shtetet që ndihmuan është çliruan vendin tonë. Miqësinë e përjetshme me SHBA dhe aleatët.

“Bota sot”: Pse keni vendosur t’i futeni garës për deputete me LDK?

Linda Bekteshi: Po, unë jam lind e rritë në një shtëpi të madhe politike të themeluar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, besoj që jo vetëm unë por të gjitha ato gra e zonja që janë bashkuar garës për LDK më shumë se privilegj është përgjegjësi.

Lidhja Demokratike është shtëpia e parë politike shqiptare kështu që edhe i takon të jetë udhëheqje ne barazinë gjinore.

Kërkesa ka ardhur nga anëtarësia e degës së LDK-së që unë do të mund të jem zëri i tyre i parë femër nga qyteti i dritave.

Duke parë që kontributi im për qytetin ishte për një kohë të gjatë si gazetare dhe mbi pesë vite si Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme kanë vlerësuar që unë mundem të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Dhe praktikat e mira të qeverisje lokale të Obiliqit do t’i barti si modele edhe për Kosovën.

Kryetari Xhafer Gashi është bërë model për qeverisje lokale.

Pse mos të bartet kjo storie suksesi edhe në nivel vendi!

“Bota sot”: Cili është qëllimi juaj në politikë?

Linda Bekteshi: Si deputete e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kontributi im do të vazhdojë për atë që jam edukuar dhe kam kontribuar deri tani. Administrata e hapur, shërbime efikase për qytetarë , qeverisje trasparete, llogaridhënëse, Reforma të Pushtetit Lokal për një decentralizim të plotë të Komunave deri tek ajo financiare.

Do të kontribuojë fuqishëm që Ligji për Obiliq të zbatohet i plotë.

“Bota sot”: Ku do të jetë fokusi juaj?

Linda Bekteshi: Fokusi ynë do të jetë zbatimi i programit #Rruga e Re

Pa dyshim fokus do të jetë lira e medieve,  pavarësia e plot e televizionit publike nga ndikimi politik.

Do të angazhohem fuqishëm që zëri i medieve mos të cenohet por Kosova të shënoj progres në këtë fushë.

Integrime Evropiane dhe Euroatlantike.

Decentralizimi i pushtet lokal e jo si kjo qeverisje me tendencë të centralizimit të pushtetit .

Po unë do të angazhohem fuqishëm në respektimin e ligjit për barazi gjinore në të gjitha nivelet.

“Bota sot”: Cili është parashikimi juaj për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Linda Bekteshi: Ndryshimi ka filluar!

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia me rëndësishme në skenën politike të Kosovës.

Me programin e  Rrugës së Re dhe Kryeministrin Abdixhiku, fiton Kosova.

Me datën 10 Shkurt Kosovën do ta gjejë fuqishëm, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë partia më e votuar në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat