Lidhja e Bizneseve: Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale po dëmton zhvillimin ekonomik

Biznes

Lidhja e Bizneseve: Mungesa e planeve rregullative dhe hartave zonale po dëmton zhvillimin ekonomik

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka pranuar shqetësime të shumta nga anëtarësia e saj rreth mungesës dhe implementimit të planeve zhvillimore, rregullative dhe miratimin e hartave zonale në nivelet lokale.

Nga kjo lidhje thuhet se në mungesë të tyre ka stagnuar ndërtimi i objekteve të larta në shumë komuna.

“Stërzgjatja dhe burokracia e cila dominon në nivelin lokal dhe atë qendror, ka prodhuar probleme të njëpasnjëshme, themi një domino efekt në tregun ndërtimor dhe në investimet e huaja kapitale”, thuhet në kumtesë.

“Duke pasë parasysh lëvizjen e fuqisë punëtore nga tregu i Kosovës, sektori i ndërtimtarisë është më i prekuri, ku në dritën e kësaj, ky sektor ka probleme ekzistenciale. Gjithashtu, mosmiratimi i planeve rregullative dhe hartave zonale, përbën problem serioz në këtë treg”.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon urgjentisht që të zbatohet ligji në fuqi, dhe gjithashtu kërkon që të shmanget burokracia ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat