Rafuna: Mungesa e dialogut publiko-privat ka shkaktuar pasiguri të madhe juridike te bizneset

Biznes

Rafuna: Mungesa e dialogut publiko-privat ka shkaktuar pasiguri të madhe juridike te bizneset

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 21:52
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha Qeverisë së Kosovës po i mungon dialogu me sektorin privat. Ai tha se shteti duhet të krijojë siguri juridike për bizneset.

“Prej ditës së parë kemi kërkuar të kemi dialog publiko-privat, gjë që ka munguar qe tri vite e gjysmë, tani së voni i kemi pasur dy takime që i ka udhëhequr kryeministri të Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, dhe mospasja e këtij dialogu ka shkaktuar pasiguri të madhe juridike te biznesi, ndryshimi i ligjeve, moskonsultimi i sektorit privat, marrja e vendimeve brenda natës, te këto biznese ka shkaktuar pasiguri të mëdha juridike, sepse biznesi nuk duron befasira asnjë biznes nuk duron befasira”, tha Rafuna.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës po merr vendime pa konsultime paraprake me bizneset, dhe kjo po i dëmton këto të fundit.

“Kemi plot akte nënligjore, udhëzime të sjella nga ana e ministrave, ligje që janë sjellë, draftohen, ku biznesi merr vesh përmes ekspertëve që po draftohet për një ligj që po draftohet, për të ardhurat në korporatë, ose për TVSH, kurse ne si do oda le që nuk konsultohemi, por nuk jemi as të informuara siç e patëm rastin me pagën minimale përshembull, ne prej mediave e morëm vesh që është sjellë në Qeveri ligji për pagën minimale, kurse ligji e kërkon që duhet të konsultohet me odat, është Këshilli Ekonomiko Social që ta merr propozimin ku është edhe bashkimi i sindikatave të pavarura në rast se nuk gjendet një konsensus ministri i Financave e informon Këshillin Ekonomiko Social me vendimin që e dërgon në Qeveri”, tha Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat