Zbulime të reja tregojne se truri i minjve të cilet jane fizikisht aktiv është më I aftë për tu organizuar në mënyre që të përgjigjet ndaj stresit dhe ankthit. Studiuesit donin të zbulonin se perse sipas disa kerkimeve thuhej që neuronet e rinj që formohen në himpokamus si rezultat i aktiviteteve fizike supozohet të shkaktojne ankth.
Megjithatë studime të reja tregojne që aktiviteti fizik ka më shume ane positive duke filluar nga parandalimi i sëmundjeve, uljen e nivelit të endorfines dhe jo vetem që ul nivelin ankthit por edhe të stresit madje duke e bëre trurin edhe me rezistent ndaj tij.
E zbuluan kte pasi kryen disa teste mbi dy grupe minjsh në te cilen njerin grup i dhane akses të palimituar në nje rrote vrapuese dhe grupin tjeter jo. Pas 6 javesh i ekzpozuan minjte ndaj ujit të ftohte per nje peridhe kohore të shkurter
Sipas rezultateve minjt të cilet nuk kishin vrapuar paten një reagim të mënjehershem duke iu aktivizuar neuronet për të reaguar ndaj stimulit. Nderkohe që truri i minjve të cilet kishin kryer aktivitet fizik tregoi aftesi për të kontrolluar reagimet e neuroneve frenues.Gjithashtu tek grupi i minjve të dyte u vu re clirimi neurotransmetuesit GABA (acidi gamma-aminobuterik) të cilet inhibojne irritimin (stimulimin) e neuroneve.
Rezultatet e këtij studimi tregjne që truri mund të adoptohet duke ndryshuar mënyren sesi funksionon ne baze të stilit të tij te jeteses. Studiuesit thone që kafshet me nje jete më pak active mund tu duhet që të jene në ankth më shpesh pasi i ndihmon ata nqs ndodhen ne nje situate të rrezikshme.
Elizabeth Gould thote se“ Të kuptosh sesi truri rregullon sjelljen e nervozuar na jep ne ndihma potenciale për të ndihmuar njerzit që vuajne nga crregullime të ankthit.