Këshillat për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm të fëmijës

Këshilla mjekësore

Këshillat për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm të fëmijës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Foto Ilustrim

A e dini se prishja e dhëmbëve mund të shfaqet sapo ato fillojnë të dalin?

Prishja e dhëmbëve ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e fëmijës. Kjo pasi dhëmbët e shëndetshëm janë të rëndësishëm për: zhvillimin gjuhësor, për të shmangur kariesin në dhëmbët e përhershëm, për të ruajtur vendin e dhëmbëve të dytë, si dhe për t’u dukur bukur.

Ndaj kujdesi për dhëmbët duhet të nisë që në fëmijërinë e hershme. Në vijim të shkrimit gjeni disa këshilla për të mbajtur dhëmbë të shëndetshëm e të bukur fëmijës suaj. Së pari duhet të kontrolloni dhëmbët e fëmijës suaj.

Pastroni dhëmbët e sapodalë me një garzë të butë e të pastër të paktën një herë në ditë, sidomos përpara gjumit.

Në rastet kur i pastroni me furçë, sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizeleje.

Fëmijët e vegjël nuk mund t’i pastrojnë vetë dhëmbët deri në moshën 7 ose 8 vjeç, prandaj ju duhet t’i ndihmoni ata.

Së dyti nuk duhet të neglizhoni kontrollet tek dentist.mkm

Vizita e parë te dentisti duhet të jetë brenda 6 muajve pas daljes së dhëmbit të parë, ose në ditëlindjen e parë të fëmijës suaj, për të marrë këshillat e nevojshme për kujdesin dhe nevojën e flourizimit të dhëmbëve. Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë të gjithë në një ngjyrë.

Nëse shihni njolla në sipërfaqen e dhëmbëve, konsultohuni me dentistin.

Së treti duhet të mbroni dhëmbët e fëmijës tuaj me fluor Fluori mbron dhëmbët nga kariesi, madje mund të parandalojë kariesin fillestar.

Rreth moshës 2-vjeçare (ose më shpejtë nëse dentisti ju sugjeron) duhet të filloni të përdorni pastë dhëmbësh të fluorizuar për fëmijën tuaj. Në vendin tonë, fluori në ujin e pijshëm gjendet në sasi minimale.

Ndaj, pyesni dentistin për lloje të tjera fluorizimi që të ruani dhëmbët sa më të shëndetshëm.

Gjithashtu duhet të dini se vendosja e foshnjës për të fjetur me një shishe që përmban lëng, qumësht, ose lëngje të tjera me sheqer mund të dëmtojë dhëmbin e tij, si pasojë e sheqerit të lëngjeve që mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët për një periudhë të gjatë. (Pijet freskuese përmbajnë shumë sheqer).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat