S ezoni i ftohjeve ka filluar, e simptomat janë dhimbjet e fytit, të kokës, temperaturat e lartë. Nëse edhe ju jeni një prej tyre, ju sjellim tri këshilla, përmes të cilave gjendjen e ktheni në normalitet.
FLINI MJAFTUESHËM
Hulumtimet kanë vërtetuar se si mungesa e gjumit mund të shkaktojë rënien e sistemit imun, prandaj trupi nuk është mjaftueshëm i fortë që të luftojë me simptomat, andaj nëse nuk flini mjaftueshëm për katër herë më shumë jeni të rrezikuar nga ftohjet dhe gripi.
PROBIOTIKU ËSHTË SHPËTIM
Gjatë ftohjes trupi ju ekspozohet shumë ndryshimeve që mund ta çrregullojnë punën normale. Kjo pasqyrohet edhe në mukozën e cila dëmtohet, që së pari e ndjejmë në sinuse në formën e rrjedhjes së hundëve, por edhe dhimbjeve të kokës. Probiotiku është plot me baktere të mira, që forcojnë imunitetin dhe nxitin punën normale të gjithë trupit.
KONSUMONI MË SHUMË ZINK
Pos vitaminës C, është vërtetuar se konsumimi i shtuar i zinkut trupit i ndihmon që më shpejt të shërohet prej sëmundjeve si dhe shkurton jetëgjatësinë e ftohjes dhe gripit.