Virusi COVID0-19 dëmton më së shumti mushkëritë duke i kthyer në ato të bardha.
Por kush na dëmton më shumë mushkëritë, duhani apo COVID-19?
Përgjigjen e kësaj është munduar ta japë një kirurge nga Shtetet e Bashkuara.
Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin Mars në Teksas.
Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.
“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit”, u shpreh ajo.