Disa shprehi të cilat në shikim të parë duken në rregull, në të vërtet mund të ndikojnë negativisht në dhëmbët tanë
Stomatologët britanikë paralajmërojnë se çfarë do të duhej të pushojmë t’i bëjmë dhe t’u bëjmë shërbim të mirë dhëmbëve tanë.
Tundja e verës në gojë
Vera krijon thartirën e cila bren zmaltin e dhëmbëve, vera e bardhë do të ketë ndikim edhe më të madh, madje edhe më shumë se vera e zezë.
Larja e dhëmbëve me brushë të fortë
Ekziston mendimi që me brushën e cila ka fije të forta është më mirë të lahen dhëmbët, mirëpo ajo vetëm do ta dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.
Larja shumë e shpeshtë
Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe para se të flini gjumë, është krejtësisht e mjaftueshme. Më shumë se kjo vetëm mund të bëjë më shumë dëm se dobi.
Përdorimi i dhëmbëve si vegël
Për shembull për heqjen e etiketave nga rrobat e reja apo për heqjen e shpejtë të shiritit ngjitës. Në situata të tilla lehtë mund të ndodhin dëmtime, dobësim dhe thyerje të dhëmbëve.
Shpimi në gjuhë apo në buzë
Njerëzit të cilët i kanë në ato vende e dinë që me to derisa përtypen mund t’i dëmtojnë dhëmbët.