Për ta kaluar sa më lehtë regjimin e shtratit, ndiqni këshillat e mëposhtme. Riorganizojeni dhomën e gjumit, që gjithçka që ju nevojitet ta keni pranë shtratit dhe ta arrini pa u ngritur.
-Organizojeni ditën. Planifikoni orë të caktuara për të telefonuar në zyrë, për t’u lidhur me partnerin, për të parë televizor, për të lexuar dhe kështu me radhë.
-Merruni me diçka të re, si krijimi i një albumi me mozaikë, mund të pikturoni ose të thurni me shtiza.
-Mësoni teknikat e relaksimit dhe të meditimit. Ato do t’ju ndihmojnë jo vetëm gjatë kohës që jeni me regjim shtrati, por edhe gjatë dhimbjeve dhe procesit të lindjes.
-Plotësoni fjalëkryqe.
-Shkruajuni mesazhe miqve ose merrini në telefon.
-Ndihmojini të afërmit tuaj që të jenë sa më të organizuar. Bëni menu javore, paguani faturat në internet dhe kontrolloni bllokun e çeqeve.
-Mundohuni të lexoni libra, revista ose gazeta që zakonisht nuk i blini.
-Planifikoni lindjen e foshnjës duke blerë të gjitha gjërat e nevojshme, ose përmes internetit ose nga katalogë të ndryshëm.