Oda e Stomatologëve të Kosovës me anë të një konference virtuale ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral.
Pjesëmarrës ishin rreth 900 persona. Ndërsa ligjëruesit vinin nga vendet e rajonit, por edhe nga Amerika.
Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e caktuar nga Federata Dentare Botërore, organizohet çdo vit më 20 mars, që përkon pikërisht këtë të shtune.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm.
Për një vetëdijesim më të madh në këtë fushë, udhëheqësi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” Xheladin Ujkani, së bashku me anëtarë të tjerë kanë dalë me një plan të ri.
Ata po synojnë që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme nga mosha 3 vjeçare.