Duhanpirjen e cilësojmë si një "zakon të keq". Në realitet, duhanpirja është një varësi, e cila na kufizon në jetën tonë të përditshme dhe më e rëndësishmja na shkatërron shëndetin .
Megjithatë, ka shumë njerëz që duan ta lënë duhanin, por në të shumtën e rasteve, sipas hulumtimeve, përpjekjet e tyre kanë dështuar.
Si ta lëmë duhani, çfarë metodologjie të ndjekim?
Mjeku pneumonolog, grek, Michail Toumpi në një intervistë për gazetën 'Thema' ndan disa këshilla se si të ndërpresim duhanpirjen.
Mjeku thotë se 3 deri në 5% të duhanpirësve arrijnë ta lënë duhanin vetë, pa ndihmën e një eksperti apo medikamenteve.
"Disa njerëz e lënë duhanin pa ndihmë, duke ndjekur strategjinë e tyre. Ky rast ka të bëjë me rreth 3% -5% të duhanpirësve, me përqindjen që duket e vogël, por në realitet, numri është shumë i madh. Është një përpjekje e respektueshme, e cila nëse asistohet qoftë edhe pak me një qasje të thjeshtë këshillimi nga mjeku që secili prej nesh viziton, përqindja dyfishohet. Kështu që hapi i parë është trajnimi i të gjithë mjekëve për të ofruar këshilla për çdo duhanpirës ”, thekson z. Toumpi.
Ai gjithashtu thotë se cigarte elektronike nuk përbëjnë zgjedhje dhe se ato krijojnë po ashtu varësi ndaj nikotinës.
Mjeku thotë se një ndër mënyrat altyernative për ndërprerjen e duhanit është akupunktura. Akupunktura është mënyrë mjekimi me gjilpëra të posaçme, që ngulen në vënde të caktuara të trupit.
"Akunkuptura ka një sukses të jashtëzakonshëm në ndërprerjen e pirjes së duhanit, pasi duhanpirësi është gjithmonë i vendosur të lë atë", thotë pneumonologu.