Ka disa disa shkaktarë që mendohet se ndikojnë në formimin e gurëve në tëmth. Si më të shpeshtë përmenden:
Gjinia (gratë janë më të favorizuara se burrat)
Mosha (njerëzit mbi moshën 55 vjeç)
Obeziteti (Mbipesha është shkaktar për shumë sëmundje. Në rastin e kësaj sëmundje është treguar se të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun e krijimit të gurëve në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bilë (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
Estrogjeni (hormon femëror)
Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit.
Diabeti
Humbja e menjëhershme në peshë
Simptomatologjia e gurëve të tëmthit mund të ndodhë krejt papritur. Pacienti mund të ndiejë dhimbje të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30 minuta në disa orë, mund të ndiejë dhimbje në shpinë midis dy shpatullave apo dhimbje nën shpatullën e djathtë. Kjo gjendje mund të shoqërohet me të përziera dhe të vjella.
Pacienti gjithashtu mund të ketë fryrje barku, dhimbje në formë kolikash, gromësira, mostretje etj.