Edhe pse është ftohtë dhe mot i paqëndrueshëm ju nuk duhet të kufizoheni të qëndroni mbyllur në shtëpi, por e mira është që të dilni, të shëtisni dhe të eksploroni hapësira të pafundme.
Shëtitja gjatë ditëve të ftohta sjell një sërë përfitimesh për shëndetin tonë. Në vjeshtë dhe dimër ajri ka kualitet më të mirë se sa në pranverë dhe verë.
Përveç pastërtisë, ajri në këtë pjesë të vitit është ideal për qëndrim në natyrë dhe shëtitje të gjatë. Më poshtë ju rendisim disa nga dobitë e shëtitjes dimërore:
– Më shumë energji
– Gjumë më i mirë
– Djegie të kalorive
– Truri punon më mirë
– Frymëmarrje më e mirë
– Më pak infeksione
– Ndiheni më mirë