Një studim i fundit tregon se njerëzit e kanë gjithnjë e më të vështirë të heqin dorë nga zakonet e këqija të gjumit, sidomos me kalimin e moshës.
Por, ju ndoshta gjatë gjithë jetës suaj e keni dëgjuar se sa i rëndësishëm është gjumi, sidomos nëse përmbushni kërkesën e shtatë deri në nëntë ore të plota. Sidomos nëse shtoni nga pak minuta çdo ditë orët e gjumit, ju do të shihni më shumë përfitime si, ulje e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit, forcim të imunitetit etj.
Duket se bashkë me kohën që kaloni në shtrat, zakonet e tjera të gjumit sidomos koha kur zgjoheni mund të kenë efekte të rëndësishme në shëndetin tuaj dhe madje edhe në peshën tuaj.
Një studim i botuar në “Journal of Activity, Sedentary, and Sleep Behaviors” konstatoi se si ndryshueshmëria e kohës së gjumit dhe zgjimit, së bashku me kohën totale të gjumit, ndikojnë në treguesit e shëndetit dhe peshës trupore.
Studimi përfshiu 3698 njerëz, të gjithë të moshës 46 vjeç që mbanin monitorë aktiviteti për të gjurmuar zakonet e zgjimit dhe gjumit për dy javë. Më pas ata u vlerësuan për presionin mesatar të gjakut, indeksin e masës trupore (BMI), nivelin e yndyrës së barkut, nivelet e glukozës, insulinës dhe kolesterolin për të parë se si gjumi ndikoi në këta tregues. Ajo që studiuesit zbuluan ishte se, në përgjithësi, zakonet e parregullta të gjumit rezultuan në disa tregues më të dobët shëndetësorë, sidomos për njerëzit që nuk lëviznin shumë gjatë gjithë ditës, si edhe një masë yndyre barku më të lartë.
Megjithatë, ata kishin disa lajme të mira për ata që flenë me probleme: Nëse dikush humbi disa orë gjumë aty-këtu, rritja e ushtrimeve mund të ndihmojë në zbutjen e disa efekteve shëndetësore. Kur morën parasysh nivelet e aktivitetit, ata që lëviznin më shumë panë një përmirësim të nivelit të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut, duke sugjeruar që ushtrimet mund të ndihmojnë në zbutjen e disa dëmeve të shkaktuara nga gjumi i dobët.
Nëse doni të mbani një peshë të shëndetshme me kalimin e moshës, sigurohuni që t'i jepni përparësi gjumit. Ka shumë teknika që mund të provoni për të përmirësuar gjumin. Disa njerëz mendojnë se kufizimi i kohës para ekranit para gjumit, kultivimi i një rutine qetësuese para gjumit, ftohja e ambientit ose praktikat e relaksimit mund të ndihmojnë.
Përtej tyre, ruajta e një rutine të shëndetshme gjumi, nga orët te zgjimi janë ato që ndikojnë shumë në peshën tuaj trupore.