Gjatë viteve të fundit, rutinat e kujdesit për lëkurën, sidomos gjatë fluturimeve kanë fituar shumë popullaritet. Nëse dikur ishte standard bukurie një balsam për buzët dhe një dezinfektues për duart, në ditët e sotme nuk është e pazakontë që pasagjerët të kenë me vete një çantë plot me produkte për kujdesin ndaj lëkurës.
"Efekti kryesor që ndodh gjatë udhëtimeve është dehidratimi i lëkurës," thotë dermatologu Anjali Mahto. "Kjo ndodh për shkak të lagështirës së ulët në avion, e cila përkeqëson thatësinë, kruajtjen dhe acarimin e fytyrës."
Për personat me lëkurë të ndjeshme ose të thatë, ky efekt mund të jetë më i theksuar. Në të kundërt, lëkura me yndyrë mund të pësojnë rritje të prodhimit të sebumit për shkak të dehidratimit, duke çuar në shpërthime të akneve apo acarim të lëkurës.
A duhet të përdorim krem ??kundër diellit gjatë fluturimeve?
“Rrezet UV mund të depërtojnë nga dritaret e aeroplanit në lëkurën e fytyrës suaj, por është e rëndësishme të jemi realistë,” thotë Mahto. “Ekspozimi që merrni gjatë një fluturimi është minimal në krahasim me atë që do të merrnit gjatë një dite në plazh. Shanset për një djegie nga dielli gjatë udhëtimit me avion janë shumë të pakta. Pra, ndërsa teknikisht mund të vendosni krem kundër diellit kur jeni në ajër, ndoshta nuk ia vlen të mundoheni sepse përfitimi apo ndikimi në lëkurë është gati i papërfillshëm,” shton mjeku dermatolog.
Por, nëse vuani nga problemet e pigmentimit dhe ju ka rënë sedilja e uljes në avion afër dritares, atëherë aplikimi i kremit kundër diellit është më shumë se i dobishëm.