Konstipacioni është një problem shëndetësor që shkaktohet nga lëvizja e kufizuar e zorrëve.Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org konstipacioni ndodh kur zorrët vihen në lëvizje më pak se tre herë në javë, ndërkohë që njeriu duhet të dalë jashtë dy herë në ditë.
Një nga shkaqet kryesore të këtij problemi është ushqyerja.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e ushqimeve që shkaktojnë konstipacionin.
Ushqimet Që Shkaktojnë Konstipacion
Një regjim ushqimor që nuk ofron fibër është problematik për sistemin tretës.
Ka ushqime të tjera që ofrojnë fibër, por konsumi i tepërt i tyre mund të shkaktojë konstipacion.
Produktet e Bulmetit
Konsumi i tepëruar i produkteve të bulmetit mund të shkaktojë konstipacion.
Qumështi, akullorja, djathi nuk ofrojnë fibër por kanë sheqerna që treten me vështirësi dhe shkaktojnë fryrje abdominale dhe gazra.
Kosi nga ana tjetër është shumë i shëndetshëm sepse është një burim i shkëlqyer probiotikësh.
Ushqimet e Përpunuara
Ushqimet e përpunuara që mund të gatuhen në mikrovalë e të tjera të ngjashme janë të tmerrshme për zorrën e trashë.
Ato nuk përmbajnë fibër por janë të pasura me yndyrna dhe kripë.
Alkoli
Pirja afatgjatë e alkolit e dehidraton organizmin dhe shkakton konstipacion.
Abuzimi me alkolin mund të shkaktojë probleme edhe me pankreasin, fryrje në stomak dhe dhimbje abdominale.
Të Skuqurat
Ushqimet e skuqura e të shpejta janë të pasura me yndyrë e cila rrit gjasat e konstipacionit.
Ushqimet e skuqura dhe ato me yndyrë treten me mjaft vështirësi dhe lëvizin më ngadalë në sistemin tretës.
Mishi
Mishi shkakton kaos në zorrën e trashë. Njerëzit që hanë shumë mish janë 50% më të prirur të vuajnë nga kanceri i zorrë së trashë.
Rreziku rritet falë mishrave të pasuruar me nitrate siç janë salçicet e sallamet. Mishi i kuq me yndyrë ngadalëson tretjen dhe shkakton konstipacion.
Kafeina
Kafeina e dehidraton trupin dhe zorra e trashë përthith shumë ujë për të lehtësuar tretjen e ushqimeve.
Një gjë e tillë e bën jashtëqitjen më të vështirë.
Çokollata është një nga produktet më specifike që shkakton konstipacion si pasojë e kafeinës dhe sheqerit.
Sheqeri i Përpunuar
Sheqeri është shkaktar i shumë sëmundjeve si diabeti apo sëmundjet e zemrës.
Ushqimet dhe pijet e pasura me sheqer shkaktojnë inflamacion në zorrë, konstipacion dhe rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Suplementët e Hekurit dhe Kalçiumit
Vitamina dhe minerale të caktuara si hekuri apo kalçiumi shkaktojnë konstipacion nëse përdoren pa kriter.
Njerëzit duhet të marrin suplementë të tillë vetëm sipas rekomandimit të mjekut.
Përveç suplementëve, njerëzit duhet të tregojnë kujdes edhe me antidepresantët të cilët shkaktojnë konstipacion.