Çfarë e shkakton fryrjen e barkut pas ushtrimeve?

Këshilla mjekësore

Çfarë e shkakton fryrjen e barkut pas ushtrimeve?

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

A jeni ndjerë të fryrë pas një stërvitjeje dhe keni pyetur veten pse? Fryrja e barkut pas stërvitjes nuk është një gjendje e pranueshme, por në fakt është më e zakonshme nga sa mund të mendoni. Samantha Nazareth, mjeke gastrologe pranë “American College of Gastroenterology” rendit gjashtë nga motivet kryesore.

-Trupi juaj është duke tretur ushqimin. Kur stërviteni, procesi i tretjes ngadalësohet pasi trupi ridrejton rrjedhën e gjakut në muskujt tuaj, shpjegon mjekja Nazareth. Fryrja e shkaktuar nga stërvitja, së bashku me simptoma të tjera gastrointestinale, ndonjëherë lidhen me këtë fakt fiziologjik.

-Keni gëlltitur ajër gjatë stërvitjes. Futja aksidentale e ajrit në stomak mund të shkaktojë fryrje. "Në rastin e stërvitjes, kjo mund të ndodhë nëse merrni frymë përmes gojës," thotë Nazareth.

-Keni pirë pije të gazuara ose me sheqer. Karbonizimi përmes pijeve mund të shkaktojë fryrje duke futur gaz në stomak.

-Jeni të dehidratuar dhe/ose kaps. Dehidratimi dhe humbja e lëngjeve është e zakonshme gjatë stërvitjeve dhe është shkaku kryesor i kapsllëkut që mund të çojë në fryrje.

-Jeni duke marrë ilaçe kundër dhimbjeve. Qetësuesit që keni marrë për dhimbjet e muskujve mund të ndikojnë në simptomat e fryrjes.

-Trupi juaj nuk është mësuar me aktivitet intensive. Pavarësisht faktit nëse sapo keni filluar palestër apo aktivitetin fizik në natyrë, studime të ndryshme kanë treguar se stërvitja mund të prishë ekuilibrin e mikrobiotës së zorrëve, gjë që mund të çojë në fryrje, ngërçe, të përziera dhe diarre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat