Sa gruaja shtatzënë lejohet të shtojë peshë deri në muajin e nëntë? Kushtojini vëmendje kësaj

Këshilla mjekësore

Sa gruaja shtatzënë lejohet të shtojë peshë deri në muajin e nëntë? Kushtojini vëmendje kësaj

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë

Nënat tona të dashura të ardhshme, bëni kujdes të mos shtoni më shumë peshë seç duhet!

Nëse keni pasur një peshë normale para shtatzënisë, nuk duhet të shtoni më shumë se 12 kilogramë gjatë shtatzënisë.

Pas lindjes, do t’i humbisni lehtësisht dhe do t’i ktheheni linjës së vjetër, ndaj nuk keni nevojë të shqetësoheni për këtë, por deri sa të lindni, gjëja më e rëndësishme është të përqendroheni në shëndetin e foshnjës.

Nëse keni hyrë në shtatzëni me peshë trupore shumë të dobët, atëherë mund të shtoni deri në 16 kilogramë, por nëse keni qenë me peshë më të madhe, përpiquni të mos shtoni më shumë se dhjetë kilogramë, sepse nëse shtoni shumë peshë, yndyra dhe lëngjet do të fillojnë të grumbullohen në trup, të cilat mund të çojnë në komplikime ose probleme pas lindjes.

Në fillim të shtatzënisë, ju nuk shtoni shumë peshë – në tre muajt e parë, mesatarisht vetëm një ose dy kilogramë, madje disa shtatzëna mund të humbasin peshë gjatë asaj periudhe për shkak të të vjellave të shpeshta në mëngjes.

Në tremujorin e dytë, nëna e ardhshme shton pesë deri në gjashtë kilogramë, njëra prej të cilave shkon tek foshnja, ndërsa në tremujorin e tretë shton katër ose pesë (fëmija atëherë tashmë peshon dy e gjysmë deri në tre kilogramë e gjysmë). Pak para lindjes, pesha zakonisht ndalon së rrituri dhe disa gra shtatzëna shpesh humbin disa kilogramë.

Të nderuara zonja, për të mos shtuar peshë më shumë se sa rekomandohet, kur ndiheni të uritura pas një vakti të rregullt (të moderuar), mendoni nëse në të vërtetë keni etje, sepse ka shumë mundësi që të jeni të dehidratuara për shkak të çekuilibrit hormonal.

Nëse rezulton se jeni ende të uritura, është më mirë të hani një copë fruta sesa një byrek yndyror, burger ose çokollatë të madhe.

Pse është e rëndësishme të mos shtoni shumë peshë

Studimet kanë treguar se gratë obeze kanë më shumë gjasa të lindin foshnja me defekte të lindura në zemër, ndryshe nga ato që kanë një peshë trupore normale.

Gjithashtu, gratë shtatzëna të shëndosha kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe lindja me prerje cezariane dhe gjakderdhja e rëndë janë gjithashtu të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat