Toksinat janë prezente në çdo vend përreth nesh, ato çdo ditë akumulohen në trupin tonë dhe nëse e arrijnë një nivel të caktuar, ato mund t’ju sëmurin.
Disa prej shenjave më të zakonshme që tregojnë se e keni trupin e mbushur me toksina janë nëse vuani nga kapsllëku, nëse keni probleme me përqendrim ose memorie si dhe nëse ndiheni konfuz, keni marramendje ose jeni të paaftë për t’u përqendruar pas një nate me gjumë të mirë, atëherë problemi është te toksinat.
Kur hamë ushqim, pa vetëdije konsumojmë shumë kimikale që vijnë me të, siç janë konservuesit, ngjyrat artificiale dhe aromatizuesit e ndryshëm. Edhe zorrët që e kanë për detyrë tretjen duhet të ballafaqohen me këto toksina.
Toksinat, kur treten, prodhojnë gazra dhe aroma të cilat kur janë duke dalë nga trupi përmes poreve trupore mund t’ju japin një erë shumë të keqe.