Mendoni ta lini duhanin?
Ka tre mënyra kryesore që ju ndihmojnë të hiqni dorë nga ky ves jo i shëndetshëm.
Sipas studimit, njerëzit që duan të lënë duhanin duhet t’i drejtohen:
Varenicline: Ilaç për bllokimin e nikotinës me recetë që shitet nën emrat e markave Chantix dhe Champix
Cytisine: Përbërës me bazë bimore që shitet si suplement pa recetë në Kanada dhe Evropë.
Cigaret elektronike me nikotinë.
“Të lëmë duhanin është e vështirë dhe disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët, por duhani është në mënyrë unike vdekjeprurëse në mesin e produkteve të konsumit të ligjshëm, kështu që është e rëndësishme të kërkoni ndihmë për të lënë duhanin”, tha hetuesi kryesor Jonathan Livingstone-Banks, pedagog dhe studiues me bazë në Universitetin e Oksfordit në Britani.
“Ka një sërë formash efektive të mbështetjes për ndërprerjen e duhanit, dhe citizina, vareniklina dhe cigaret elektronike janë të gjitha mënyra të bazuara në prova për të rritur shumë shanset e njerëzve për të lënë duhanin me sukses”, shtoi Livingstone-Banks.
Studimi i ri u publikua të mërkurën në revistën “Addiction”.