Keni probleme me gjumin? Ja ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë

Këshilla mjekësore

Keni probleme me gjumin? Ja ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 23:40
Ilustrim

Ajo që hamë, veçanërisht para se të flemë, mund të ndikojë ndjeshëm në gjumin tonë.

Ushqime si mishi i pulës, bananet dhe arrat ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës dhe melatoninës, hormonet thelbësore për rregullimin e gjumit.

Drithërat integrale, të cilat janë të pasura me karbohidrate komplekse, mund të përmirësojnë gjithashtu cilësinë e gjumit gjatë natës.

Përfitimet e disa ushqimeve para gjumit:

Bananet dhe arrat, të pasura me magnez dhe triptofan, ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe nxisin prodhimin e melatoninës.

Pula dhe peshku, burime proteinash me pak yndyrë të pasura me triptofan, ideale për të nxitur gjumin pa shkaktuar probleme me tretjen.

Por, cilat ushqime duhet të shmangni para se të flini?

Për të shmangur problemet e tretjes që mund të ndërpresin gjumin, nutricionistët këshillojnë të shmangni darkat e bollshme dhe të yndyrshme.

Këto ushqime mund të shkaktojnë urth dhe refluks, duke e bërë të vështirë t’ju zërë gjumi. Për më tepër, është thelbësore të shmangni produktet me kafeinë (të tilla si kafeja, çaji dhe disa pije joalkoolike).

Disa nga këto ushqime janë:

Çokollata e zezë, përmban kafeinë dhe teobrominë, të cilat stimulojnë sistemin nervor dhe mund të pengojnë gjumin.

Darkat e rënda, ato mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe mund të vështirësojnë gjumin.

Përveç llojit të ushqimeve, rekomandohet të hani darkë herët dhe të shmangni edhe ushqimet pikante ose me sheqer.

Nëse darkën do e konsumoni vonë, zgjidhni pjata të lehta ose supa.

Gjithashtu, konsumoni çaj sepse çaji ka veti relaksuese dhe mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor për një gjumë më të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat