Disa këshilla për një gjumë të rehatshëm

Këshilla mjekësore

Disa këshilla për një gjumë të rehatshëm

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është një gjumë i mirë dhe i rehatshëm.

Por si të arrini një gjumë të mirë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Bëni stërvitjet mirë

Ekspertët thonë se të përfundosh ditën me disa ushtrime të lehta, në të vërtetë mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur.

Madje edhe ushtrimi më i lehtë si ecja apo shëtitja ju ndihmojnë të ndiheni mirë gjatë ditës, ndërsa qetësojnë mendjen tuaj dhe ju ndihmojnë për të fjetur më mire natën.

Çfarë duhet të hani?

E pra, e dimë se konsumi i djathit ju sjell ëndrra të këqija apo makthe gjatë natës, ose të paktën kështu thonë mitet (por, me të vërtetë ngjan ashtu!). Pra, çfarë mund të hani që t’ju zë gjumi më shpejtë dhe të bëni gjumë të rehatshëm?

Rekomandohet ushqimi me shumë vitamina B në to.  Vitamina B6 në veçanti është shumë e mirë, pasi është e nevojshme për të bërë melatoninë, e cila është hormone që ndikon për rritjen apo shkaktimin e gjumit. Llojet e peshkut, si salmoni dhe tuna, ashtu si edhe bizelet dhe bananet, përmbajnë shumë vitamina B6.

Mbani një rutinë

Mbajtja e një rutine të caktuar është mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar për fjetje sa më të shpejtë. Krijimi i një rituali para kohës së gjumit, mund të jetë po aq qetësues sa edhe I dobishëm për ju, ashtu siç është edhe për fëmijët e vegjël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat