Mendon se ke ankth social? Testo veten

Këshilla mjekësore

Mendon se ke ankth social? Testo veten

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Ankthi social karakterizohet nga një vetëdije e madhe në situata sociale, duke sjellë simptoma emocionale dhe fizike. Ankthi social mund të trajtohet, por hapi i parë është të kuptosh nëse ankthi yt mund të kërkojë vëmendje të mëtejshme. Ky test do të të ndihmojë të marrësh një ide.

Udhëzime:?

Merr një fletë, përgjigjju pyetjeve më poshtë dhe vlerëso veten duke përdorur shkallën e mëposhtme:

·  Nëse përgjigjesh "Nuk jam fare dakord", merr 1 pikë.

·  Nëse përgjigjesh "As nuk jam dakord, as nuk jam kundër", merr 3 pikë.

·  Nëse përgjigjesh "Plotësisht dakord", merr 5 pikë.

Shkojmë te situatat:

1. Unë shmang të folurit para njerëzve.
2. Jam gjithmonë i/e gatshëm/e të përgjigjem ndaj një mesazhi apo telefonate.
3. E konsideroj veten si një person të turpshëm.
4. Më pëlqen të takoj dhe të flas me njerëz të rinj.
5. Fakti që do të marr pjesë në një festë fundjavën tjetër më streson gjatë gjithë javës.
6. Mendoj që mbledhjet janë pjesa më e lodhshme e ditës në punë.
7. Kur nuk jam dakord me dikë, zakonisht e mbaj për vete.
8. E kam të vështirë të shijoj një festë pa konsumuar pak alkool.
9. Nuk e kam të lehtë të flas me dikë që e konsideroj tërheqës.
10. Besoj se të tjerët duan të dëgjojnë atë që kam për të thënë.
11. Në mbledhje shoqërore, më ndodh të skuqem, të djersitem dhe të më rrahë zemra fort.
12. Gjithmonë përpiqem të flas me zë të lartë dhe qartë.
13. Bëhem nervoz/e kur duhet të flas me një shef ose një mësues.
14. Nuk më pëlqen kur më kërkojnë të bashkohem në një aktivitet me të tjerët.
15. Jam totalisht ok që të mos kem asnjë plan social gjatë fundjavës.
16. Zakonisht turpërohem lehtë, edhe kur jam me njerëz që i njoh mirë.
17. Kam gënjyer për të shmangur një mbledhje shoqërore ose për t'u larguar nga ajo.
18. Përpiqem të shmang vendet dhe restorantet ku njerëzit mund të më shohin.
19. Para një eventi social, harxhoj shumë kohë duke menduar me kë do të flas dhe çfarë do të them.
20. Kontakti i drejtpërdrejtë me sy më bën të ndihem në siklet.

Shpjegimi i pikëve:

Pas përfundimit të testit, shuma e pikëve të tua do të të ndihmojë të kuptosh më mirë nëse po përjeton simptoma të ankthit social.

0-20 pikë: Nivel i ulët i ankthit social?
Ti duket se je i/e qetë në shumicën e situatave sociale. Mund të ndihesh paksa nervoz/e në disa raste, por kjo është diçka normale dhe nuk duket se po ndikon në jetën tënde të përditshme.

 21-40 pikë: Ankth i moderuar social?
Ti mund të përjetosh disa simptoma të ankthit social në situata specifike. Nëse ndihesh i/e shqetësuar në ambiente të caktuara ose përballesh me rrethana ku duhet të komunikosh me të tjerët, mund të jetë e dobishme të eksplorosh teknika për të përmirësuar aftësitë sociale dhe për të menaxhuar ankthin.

41-60 pikë: Ankth i lartë social?
Duket se përjeton ankth të konsiderueshëm në situata shoqërore. Mund të ndjesh shqetësim të fortë emocional dhe fizik që ndikon në mënyrën se si ndërvepron me të tjerët. Në këtë pikë, mund të konsiderosh përdorimin e disa strategjive për të përmirësuar menaxhimin e ankthit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës tënde.

Pavarësisht nga rezultati, mbaj mend se ankthi social është diçka që mund të përmirësohet me trajtim dhe ushtrime të caktuara të sjelljes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat