8 zakone që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Këshilla mjekësore

8 zakone që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Në një botë të përsosur, ne të gjithë do të ishim mjaftueshëm të shëndetshëm dhe të lumtur sa të jetonim 100 vjet. Por, ky mision nuk është gjithmonë i mundur dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Merdith Bock, neurologe dhe eksperte e jetëgjatësisë thotë se ka disa zakone që ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Ndaj, nuk doni të jetoni gjatë. nuk është asnjëherë vonë që të ndiqni këto zakone. 

#1 Bëni gjumë cilësor

Pushimi është pjesë e rëndësishme e plakjes së shëndetshme dhe të lumtur. Mos rrini shumë gjatë në pajisjet elektronike, ndiqni një rutinë relaksuese para gjumit dhe shmangni aktivitetet stresuese që të flini më mirë.

#2 Shtoni aktivitetet sociale

Kjo lloj qasjeje luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për edukimin. Ndiqni një aktivitet në komunitetin apo lagjen tuaj, një klub leximi, bashkohuni me një grupi kërcimi dhe do të shihni shumë ndryshime te vetja.

#3 Meditoni rregullisht

Shpesh duket sikur përfitimet e meditimit janë të pakufishme dhe kjo përfshin edhe jetëgjatësinë tuaj. Meditimi ka shumë ndikimin në cilësinë e gjumit dhe qetësinë tuaj të përgjithshme, ndaj mos e shmangni.

#4 Kufizoni alkoolin

Të plakesh ndonjëherë do të thotë t'i thuash lamtumirë zakoneve të caktuara, siç janë festat, alkooli, ushqimi me bollëk etj. Por, alkooli ndikon në madhësinë e trurit dhe krijon probleme me kujtesën dhe procesin e të menduarit.

#5 Hani shëndetshëm

Një dietë e shëndetshme dhe plot vlera ushqyese është thelbësore për plakjen. Një dietë mesdhetare plot fruta, perime dhe drithëra ndikon në shëndetin e trurit tuaj.

#6 Ushtrohuni rregullisht

Pavarësisht se në çfarë moshe jeni, aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e rutinës suaj javore. Në palestër apo në natyrë, rëndësi ka që të ushtroheni, të ecni, të luani tenis, të bëni një shëtitje, ka kaq shumë opsione që vënë në punë trupin tuaj.

#7 Vizitohuni rregullisht te mjekët

Nëse vuani nga gjendje të caktuara kronike apo sëmundje për të cilat merrni mjekim, ju duhet vizitoheni te mjeku personal apo i familjes, për të menaxhuar simptomat e ndryshme që mund të keni.

#8 Socializohuni me të tjerët

Ky është një zakon jete që i bën njerëzit të lumtur, por edhe të shëndetshëm. Fakti që takoheni me njerëz të tjerë, ndani mendime të caktuara, kjo ndikon në uljen e mundësive për t'u prekur nga demenca. Bëni një telefonatë, konsumoni një darkë me një mik/e etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat