Loja i bën mirë edhe të rriturit, por fëmiu rritet me lojën!

Këshilla mjekësore

Loja i bën mirë edhe të rriturit, por fëmiu rritet me lojën!

Nga: H.Rafuna Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Çfarë ndodh nëse rrisim një brez të tërë pa bë asnjëherë gara me moshatarët e vetë, që nuk ngjitet në çati, atje ku nuk duhet, që nuk ndërtojnë ndonjë kasolle në pyll ose nuk që rrëshqasin poshtë kodrës së pjerrët?

Vërtetë fëmijët kanë nevojë për mbikëqyrje dhe organizim të lojës nga të rriturit, por është mirë që lojën t’a bëjnë fëmijët pak më larg syrit tonë, sepse ne rrezikojmë të rrisim një rini nervoze dhe më pak të qëndrueshme ndaj sfidave të jetës!

Studiuesit kanë ardhë në përfundim se fëmijëve që u mungon kjo lojë e lirë dhe loja jo shumë e ashpër në mesveti ndikon në gjendjen e tyre psikologjike të më vonshme! Pse? Sepse duke futur pak “papastërti nën thonj”, duke bërë gjëra vetëm pak të frikshme apo të vështira si fëmijë, ata mësohen të mos pushtohen nga ankthi prindëror!

Studiuesi i trurit Per Brodal e ka quajtur lojën "mënyra më efektive për t'u zhvilluar një person i cili më pastaj do t’i bëjë mirë vetëvetes dhe shoqërisë”!

Loja u mëson fëmijëve gjithçka, duke u nisë nga vetëkontrolli dhe deri tek ndërveprimi social.

Psikologu Jonathan Haidt i quan të rinjtë e sotëm "Gjenerata e Ankthit" në librin e tij më të shitur me të njëjtin emër. Ai beson se fëmijët që rriten me receptën “korrnizë” përcillen me çrregullimeve të shpeshta mendore, sidomos në këto 20 vitet e fundit.

Kjo ndodh sepse ne si shoqëri e kemi riorganizuar plotësisht fëmijërinë, beson Haidt. Kombinimi i telefonave inteligjentë dhe mediave sociale ka ndryshuar rrënjësisht ndërveprimin midis të rinjve.

Ajo që ka marrë më pak vëmendje sesa mesazhi i Haidt në “korrnizë” është pjesa e dytë e shpjegimit për atë që ka shkruar keq:

“Fëmijët janë gjithnjë e më pak përjashta me shokët dhe bëjnë gjithnjë e më pak lojëra të lira. Mund ta ngushtojmë atë që Haidt e quan “gjenerata e ankthit” me gjeneratën e vjetave të ngujuar në torishtë.

Se fëmijët nuk lejohen të luajnë jashtë në Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk është pët t’u befasue!

Në një vend ku njerëzit më pak i besojnë njëri-tjetrit, ju nuk i lini fëmijët të dalin vetëm, pastaj kur krimi dhe të shtënat dominojnë lajmet e ditës, ju nuk guxoni të bëni ndryshe.

Në Norvegji jemi mësuar të mos jemi kështu edhe pse e kuptojmë veten si një shoqëri me dallime të vogla sociale, besim të lartë dhe pak krim aty këtu. Kështu jemi ne, por në qershorin e këtij viti, gazeta britanike The Guardian kishte bë një raport të gjatë, se si prindërit norvegjezë u japin fëmijëve të tyre më shumë liri se prindërit në vende të tjera.

Gjashtë vjeçarët lejohen të shkojnë vetëm në shkollë, kjo  është e padëgjuar në shumë vende të botës, por shifrat flasin qartë, sepse historia e The Guardian për fëmijët norvegjezë është bërë gjithnjë e më pak e vërtetë…)

Atëherë çfarë ka ndodhur me lojën e fëmijëve norvegjezë?

Me sa duket këtu janë përzie disa faktorë në lojë, në të njëjtën kohë.

Shumë fëmijë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së lirë në aktivitete të organizuara të kohës së lirë, kryesisht në mesin e atyre me këshilla mesatarisht të mira!

Pothuajse për gjysmën e dhjetë vjeçarëve norvegjezë janë organizuar aktivitete, tre ditë jave ose më shumë.

Në shkolla dhe kopshte, loja e lirë si burim mësimi dhe rritjeje, shpesh ka marrë më pak vëmendje nga politika sesa qasjet më të strukturuara dhe (shpesh) "teorike" ndaj të mësuarit.

Qasja në zona të mira të jashtme është e kufizuar, veçanërisht kur shoqëria është më e centralizuar, sepse gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë në qytete. Përdorimi i ekranit është rritur dukshëm me kalimin e kohës, prandaj të  rinjtë në Norvegji përdorin ekranet më së shumti në Evropë.

Kemi një rritje të importit  të dhunës, por dhe valë të krimit! Për të gjitha këto, mund të mendohet se janë bazë e një përkujdesje më të shtuar të sigurisë nga ana e prindërve.

Jonathan Haidt tregon variantet e të gjitha këtyre shpjegimeve në një kontekst amerikan dhe nuk është e vështirë të shihet se diçka e ngjashme mund të zbatohet edhe  në Norvegji.

Politikanët bëjnë pjesën e tyre për të ndikuar në jetën e përditshme të fëmijëve aty ku kanë mundësi. Një nga zhvillimet më të këndshme në politikë në kohët e fundit është rritja e gatishmërisë për të vendosur kufizime në përdorimin e ekranit të fëmijëve dhe për ta bërë shkollën më praktike, të cilën Ministrja e Arsimit Kari Nessa Nordtun e ka drejtuar.

"Ne rrezikojmë që fëmijët të rriten,  të bëhen rini nervozëe dhe të rriten me  më pak qëndrueshmëri ndaj sfidave të më vonshme”…)

Por në kohën tonë të lirë, jemi ne, prindërit, që në fund të fundit  vendosim!  Ndoshta kjo do të thotë se; ne si prindër duhet të kursejmë   për dy tre herë në javë (kuku-të tona) po lëndohet, po zhytet, po ngacmohet nga moshatarët dhe të tjera ankthe të dëmshme për fëmiun. Munësisht të ulen më shumë shpatullat (e di që është e vështirë) dhe të pranojmë “dhunshëm” që fëmijët të luajnë sa do pak jashtë syve tanë( të mos jemi aq afër), por  të tregohohemi më të rreptë me ekranin./  Axel Fjelldavli, Këshilltar në Axhendën e Think Tank-ut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat